Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Angjushev në takim pune me biznes sektorin nga Strumica: Rreth 70 milionë euro për mbështetje të investimeve të reja dhe rritje të konkurrencës, aplikoni dhe shfrytëzoni mundësitë e reja për investime

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, sot realizuan takim pune me përfaqësues të biznes sektorit nga Strumica dhe rajoni i Strumicës.

“Shohim shembullin e progresit ekonomik të Bullgarisë fqinje përmes integrimeve në BE dhe NATO. Përfundimisht u ndeshën në mënyrë pozitive punët edhe për shtetin tonë. Vendit tonë i duhet fuqizim ekonomik, ndërsa ajo është e mundur nëse përparon sektori privat. Kështu do të forcohet standardi ekonomik i qytetarëve dhe kapaciteti ekonomik i shtetit”, theksoi Kryeministri Zaev në takimin e sotshëm me përfaqësuesit e biznes sektorit nga Strumica.

Kryeministri Zaev u bëri thirrje përfaqësuesve të kompanive të rajonit të Strumicës që të aplikojnë për mjetet financiare të caktuara  për mbështetjen e investimeve të reja dhe rritje të konkurrencës për kompanitë e vendit.

“Me rëndësi për gjithë unionin afarist është zhvillimi i infrastrukturës.  Autostrada Shkup-Shtip do të lëshohet në përdorim në fund të muajit maj  ndërsa në mënyrë intensive punohet në autostradën ekspres Shtip-Radovish. Do të ketë lidhje rrugore përmes Veljusës drejtpërdrejt në autostradë. Bëhen bisedimet përfundimtare për lidhjen e gazit të Komunës së Strumicës me Petriç, R. Bullgari. Realizohen 49 rrugë udhëtimi në gjithë shtetin”, njoftoi  Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zaev theksoi se kompanitë duhet të marrin parasysh shfrytëzimin e mundësive të reja të investimit që hapen me veprimtari në lidhje me burimet e ripërtëritshme të energjisë përmes investimeve në fotovoltaikë dhe në degët deficitare të industrisë, siç janë prodhimi i qelqit dhe veprimtaritë në lidhje  me prodhimin e plehrave artificiale dhe degëve për finalizimin e produkteve të gatshme.

Kryeministri Zaev tha se si mbështetje shtetërore për zhvillimin e sektorit privat për këtë vit janë caktuar 70 milionë euro në të gjitha bazat që duhet kompanitë duhet t’i shfrytëzojnë.

Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar me Çështjet Ekonomike, Angjushev prezantoi masat për mbështetjen e Planit të Rritjes Ekonomike dhe tha se kompanitë duhet të shfrytëzojnë këtë çast të vërtetë për investime, pasi që u zgjodhën me sukses çështjet e mëdha politike.

"Mesatare e rritjes ekonomike në 10 vitet e fundit ishte 2.7%. Gjetëm - 1.8% rritje, dhe tani në tremujorin e fundit kemi shënuar rritje prej 3.7%. Kjo rritje ekonomike gjenerohet nga ekonomia reale dhe kjo është një garanci se kjo rritje është e qëndrueshme në afat të gjatë", tha zëvendëskryeministri Angjushev dhe shtoi se Qeveria për herë të parë gjeti  mënyrë dhe mjete për të ndihmuar sektorin privat.

 

"Këtë vit, ne kemi ndarë 47% më shumë mjete rreth 70 milion euro. Gjithsej 10 projekte të kompanive nga rajoni i Strumicës u mbështetën përmes Planit për  rritje ekonomike", theksoi zëvendëskryeministri i ngarkuar me Çështjet Ekonomike, Angjushev në takimin e punës me përfaqësuesit e sektorit të biznesit nga Strumica dhe rajoni i Strumicës.