Kryeministri Zoran Zaev sot e priti në takim sekretarin shtetëror të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Federale të Gjermanisë, Shtefan Majer, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori gjerman në vendin tonë, Tomas Gerberih.
Kryeministri Zaev në takim i përcolli përshtypjet nga takimi i fundit me kancelaren Angela Merkel në Berlin, në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor dhe edhe njëherë theksoi falënderimin për mbështetjen që vendi ynë e merr nga RF e Gjermanisë dhe personalisht nga kancelarja Merkel.
Marrëdhëniet e afërta miqësore midis dy vendeve pasqyrohen në shumë sfera, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, si dhe në bashkëpunimin e çështjeve për aspiratat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndër të cilët vend të theksuar ka bashkëpunimi i përbashkët në planin e sigurisë.
Sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Federale të Gjermanisë, Shtefan Majer në takimin me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zaev, i përcolli përshëndetjet e ministrit të Punëve të Brendshme të RF të Gjermanisë Horst Zihofer dhe e theksoi falënderimin e vendit të tij për bashkëpunimin jashtëzakonisht të rëndësishëm të të dy vendeve në planin e sigurisë dhe iniciativave të përbashkëta në menaxhimin e krizës së refugjatëve.
Në takimin në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë të përbashkët është konstatuar se të dy vendet mbeten të përkushtuara në mbështetjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë dhe se RF e Gjermanisë vazhdon të afirmojë nevojën që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i fillojë negociatat me BE-në në afatin e paralajmëruar, si mbështetje të reformave të realizuara dhe zgjidhje të të gjitha çështjeve të hapura me fqinjët.