Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, shenjtëria e lartë e Kishës Rimokatolike arriti për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në aeroportin e Shkupit, Atin e Shenjtë, Papa Françeskun e pritën Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov dhe Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev të cilët i dëshiruan mirëseardhje me pritjen tradicionale.
Papa Françesku dhe përcjellja e tij në përbërje të të cilit janë Sekretari shtetëror i Vatikanit kardinali Pjetro Parolin, kardinalët Leonardo Sandri dher Kurt Kojh , të ngarkuar për marrëdhëniet me Kishat e Lindjes dhe për unitet krishter, si dhe dhjetëra ipeshkv, si dhe përfaqësues tjerë të lartë të Kishës Rimokatolike dhe Vatikanit nga aeroporti i Shkupit janë nisur drejt rezidencës së Kryetarit të shtetit ku do të pritet me nderime më të larta shtetërore.
Në programin e vizitës Apostolike, Papa Françesku në vendin tonë janë takimet e drejtpërdrejta me Kryetarin Ivanov dhe Kryeministrin Zaev si dhe fjalimi i tij para opinionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, para përfaqësuesve të Kuvendit dhe Qeverisë, Korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të ftuarve të tjerë në ceremoninë e pritjes në Vila Vodno.
Sipas programit të vizitës apostolike të Papa Françeskut, Shenjtëria e Tij nga Vila Vodno do të arrijë në Shtëpinë Përkujtimore Nënë Tereza ku do të realizojë takim me qytetarët nga grupet e prekura dhe me përfaqësuesit e bashkësive fetare në vendin tonë.
Nga Shtëpia Përkujtimore Nënë Tereza, Shenjtëria e Tij dhe përcjellja e tij do të nisen drejt Sheshit “Maqedonia” ku do të mbahet Liturgjia e Shenjtë të cilën do ta udhëheqë Papa Françesku.
Liturgjinë e Shenjtë në sheshin “Maqedonia” do ta ndjekin mijëra qytetarë, anëtarë të Kishës Rimokatolike, si dhe qytetarë tjerë dhe përfaqësues më të lartë të vendit dhe institucioneve shtetërore.
Në orët e pasditës Papa Françensku do të marrë pjesë në Takimin ndërfetar dhe ekumenik me të rinjtë të cilët me hëret janë paraqitur që të jenë pjesë e këtij takimi.
Përmbajtja programore nga vizita e parë historike, takimi i Papa Françeskut në vendin tonë do të rrumbullakohet me takimin me priftërinjëtë, familjarët e tyre dhe besimtarët në Katedralen “Zemra e Shenjtë e Krishtit”, prej ku delegacioni nga Vatikani do të niset drejt aeroportit të Shkupit.