Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 134

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 134 me disa pika të rendit të ditës nga Programi i saj i punës në interes të qytetarëve.

 

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria do të shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe Informatën për krijimin e politikave dhe zbatimin e reformës në sektorin e pylltarisë.

 

Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet edhe Informata për mbledhjen e 8-të të mbajtur të Grupit special për reforma në administratën publike në kuadër të Komitetit të Sabilizim Asocimit në Shkup.

 

Ministri pa portofol për implementimin e Strategjisë kombëtare për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme do të propozojë pikën Informatë me propozim Plan veprimi për zhvillimin e kulturës së romëve në RMV, në përputhje me Strategjinë për romët 2014-2020, ndërsa Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së RMV-së do të paraqet Raportin për rrjedhën e punës gjatë përpilimit të Draft versionit dhe Planit të veprimit për zbatimin e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit Një shoqëri dhe ndërkulturalizmi, me Propozim-vendime për këtë informatë.

 

Në mbledhjen e sotme me kërkesë të Kuvendit të RMV-së, Qeveria do të jep mendim për raportet vjetore për vitin 2018 për punën e Radio Televizionit të Maqedonisë, Agjencisë për Komunikime Elektronike dhe për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2018.

 

Mbledhja e Qeverisë së RMV-së do të fillojë në orën 14:00.