Kryeministri Zaev me rastin e 9 majit – Dita e fitores mbi fashizmin dhe Dita e Evropës: Jemi krenarë për zgjedhjen e ardhmërisë evropiane dhe dërgojmë porosi deri te miqtë tanë nga BE-ja – Vijmë në shtëpi!

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot organizoi manifestim me rastin e 9 majit – Dita e fitores mbi fashizmin dhe Dita e Evropës, si dhe me rastin e njoftimit të përvjetorëve, 70 vjet nga themelimi i Lidhjes së Luftëtarëve të Luftës Nacional Çlirimtare dhe 75 vite nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së.

 

Në manifestimin, morën pjesë luftëtare dhe luftëtarë, përfaqësues qeveritar, deputetë, ndjekës dhe pasues të traditave të LNÇ-së dhe Lidhjes së luftëtarëve dhe Kori diplomatik në vend. Kryeministri Zaev theksoi madhështinë e datës së sotme, e cila siç tha është shkruar me shkronja të përhershme në historinë e Evropës përparimtare dhe të evropianëve dhe në të njëjtën kohë rast për të paralajmëruar kremtimin e përvjetorëve tanë – 70 vite nga themelimi i Lidhjes së luftëtarëve të Luftës Nacional Çlirimtare dhe 75 vite nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së.

 

“Për mua është nder i madh dhe njëkohësisht krenari, si mbështetës i traditave dhe si Kryetar i Qeverisë së RMV-së, Juve dhe veprës Tuaj tu përulem. Vepër që përfundoi luftën dhe përpjekjen shekullore të popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të shtetit të pavarur. Vepër që u rrit në rrënojat dhe masakrat e tmerrshme të Luftës së Dytë botërore dhe vepër që krijoi shtetësi paralelisht me fitoren mbi fashizmin. Vepër që ka domethënien e fitores së përbashkët të popujve progresiv të Evropës”, theksoi Kryeministri Zaev në fjalimin e tij.

 

Kryeministri Zaev iu përkushtua 9 majit historik të vitit 1950, kur ministri francez i Punëve të Jashtme, Robert Shuman bëri thirrje të fillojë ndërtimi i Evropës së re dhe kur, siç theksoi Kryeministri, liderët e vendeve evropiane e mbollën idenë për Bashkimin Evropian dhe zgjodhën se të gjitha dallimet do t’i zgjidhin në tavolinë dhe jo në fushat e betejës.

 

Duke theksuar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë krenarë për zgjedhjen e një të ardhmeje evropiane dhe vlerave të saj, Kryeministri Zaev uroi të dy festat, Ditën e Evropës dhe fitoren mbi fashizmin dhe e paralajmëroi kremtimin e përvjetorëve tanë – 70 vjet nga themelimi i Lidhjes së luftëtarëve të LNÇ-së dhe 75 vjet nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së, duke i porositur miqtë tanë e BE-së: “Vijmë në shtëpi!”.

 

 

Kryetari i Këshillit kryesor të Lidhjes së luftëtarëve të Maqedonisë, Nikolla Stojanovski, në fjalimin e tij i përshëndeti të pranishmit, duke theksuar se Kryeministri Zaev i cili është anëtarë i radhës së vazhduesve të Lidhjes së luftëtarëve, me kënaqësi pranoi ftesën e tyre, ai të jetë mbështetës i shënimit të 70 vjetorit të themelimit të Lidhjes.

 

Stojanovski theksoi rolin e madh të luftëtarëve të LNÇ-së për krijimin e shtetit, duke u përkujtuar në punën e funksionimit të Lidhjes së Shoqatave të LNÇ-së, si dhe aktiviteteve të tyre që janë rrënjosur në shtetësinë e vendit tonë.

 

“Lidhja e luftëtarëve përzemërsisht i përshëndet të gjitha përcaktimet për paqe, demokraci dhe prosperitet në vendin tonë, Republika e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së”, porositi Stojanovski duke uruar me rastin e festës.

 

Në shënimin festiv të ditës së sotme, Dita e fitores mbi fashizmin dhe Dita e Evropës u bashkëngjitën edhe qindra fëmijë nga disa shkolla fillore të cilët në godinën e Qeverisë valonin flamujt e Evropës dhe të Maqedonisë së Veriut.