Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dërgoi urim me rastin e inaugurimit të Presidentit të Shtetit, Stevo Pendarovski.
Urimin jua përcjellim në tërësi:
“Të nderuar qytetarë,
Sot vendi ynë bëhet me President – i yni Stevo Pendarovski, lider i cili na bashkëngjitet në udhëheqjen përpara, në nismën tonë të përbashkët me të cilën e bëjmë Maqedoninë e Veriut vend të bukur për të jetuar.
Sot Pendarovski merr detyrën për të qenë President i të gjithë qytetarëve, në mënyrë jopartiake të luftojë për drejtësi dhe barazi dhe ta prezantojë vendin në mënyrë dinjitoze kudo në botë.
I dashur Stevo,
Urime, ia dolëm, qytetarët konfirmuan se duhet të vazhdojmë përpara, përmes unitetit.
Të dëshiroj sukses dhe besoj në bashkëpunimin konstruktiv në interes të zhvillimit.
Tani përgjegjësia është e madhe. Të mbështes që t’u shërbesh me përkushtim dhe me drejtësi të gjithë qytetarëve dhe shtetit tonë.
Urime, shihemi së shpejti në Shkup, në kafenë e parë President-Kryeministër dhe në takimin e parë të punës. Na pret shumë punë e përbashkët, për popullin tone”.