Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj mbledhjen e saj të rregullt të 140-të, me më shumë pika të rendit të ditës nga programi për punë dhe në interes të qytetarëve.
Qeveria do ta shqyrtoj dhe do të sjell vendim për Propozim- Rregulloren për plotësimin e Rregullores për llojin e aktiviteteve, shumën maksimale për aktivitete, shfrytëzuesit, subjektet të cilat marrin pjesë në procedurë, kriteret më të përafërta dhe mënyra për dhënien e mbështetjes teknike në bujqësi dhe zhvillimin rural, që për këtë mbledhje e propozon ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe Informata me Propozim- vendim për formimin e komisionit për zbatimin e procedurës për dhënien e kontratës për themelimin të partneritetit privat publik dhe formimin e organizatës moderne bashkëkohore – Platforma si bartëse efikase në sistemin mjekësorë urgjent helikopterik në Republikën e Maqedonisë së Veriut (HEMS) dhe shërbime helikopterike për kërkim dhe shpëtim (SAR)
Me propozim të ministrisë së Drejtësisë në mbledhje do të prezantohet Informata e raportit e GREKO për rrethin e 5-të të evoluimit në Republikës ë Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Arsimit në këtë mbledhje e propozon pikën Propozim-programin për ndryshimin e Programit për ndërtim dhe rekonstruimin e shkollave fillore për vitin 2019.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e RMV-s, do të shqyrtoj raportin vjetor për punën e Agjencionit për investime të huaja dhe promovimin të eksportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2018.
Ministria e Shëndetësisë për këtë mbledhje e paralajmëroi pikën Informata për fillim të progresit dhe procedurës për dhënien e kontratës shumëvjeçare për furnizime publike për formimin e sallës së operacionit multifunksional dhe hibride me zbatimin e punëve të nevojshme ndërtimore dhe furnizim të pajisjeve mjekësore të nevojshme për nevojat e IPSH Klinika Universitare për Neurologji, Shkup.
Mbledhje e rregullt e 140-të e Qeverisë së RMV-s, është paraparë të fillon në ora 12:00.