Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Antonio Misirolin, ndihmëssekretar i përgjithshëm i NATO-s për sfida të sigurisë. Më pas, Kryeministri Zaev dhe ndihmës sekretar i përgjithshëm i NATO, Misiroli kishin fjalime në Konferencën e NATO-s në Shkup, për digjitalizimin e sistemit për menaxhim me kriza përmes implementimit të NICS - Next Generation Incident Command System - NATO SPS NICS Project (Gjenerata e radhës e Sistemit për menaxhim me incidentet) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për sfida të sigurisë, Misiroli, në fjalimin e tij shprehu mbështetje për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai tha se Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtarja e 30-të e mirëpritur e NATO-s dhe shpreson, që integrimi i plotë mund të ndodhë deri në Samitin e Aleancës në Londër, kur do të kremtohet 70 vjetori i themelimit të NATO-s.
Diplomati i NATO-s, Misiroli, e inkurajoi vendin tonë që të vazhdojë me reformat në fushën e sigurisë dhe sundimit të së drejtës dhe njoftoi për bashkëpunim praktik me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbështetje, siç është projekti për digjitalizimin e Sistemit për menaxhim me kriza për implementimin e NICS - Next Generation Incident Command System - NATO SPS Project (Gjenerata e radhës e Sistemit për menaxhim me incidentet), i cili ka për qëllim shkëmbim më të shpejtë të informatave mes incidenteve, dhe në këtë mënyrë edhe rezultate si në paqe dhe siguri, ashtu edhe në shpëtimin e jetës së qytetarëve.
Kryeministri Zaev shprehu falënderim për mbështetjen e plotë të digjitalizimit të Sistemit për menaxhim me kriza, i cili realizohet me përkrahjen financiare përmes Programit të NATO-s “Shkenca për paqe dhe siguri”, pa implikime financiare për institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Kjo në veçanti është një erë në shpinë për ne si shtet, të përgjigjemi me seriozitet në dinamikën për realizimin e projektit.
Projekti është tërësisht i mbështetur nga Qeveria, morëm vendim më 26.06.2019 dhe i obliguam të gjitha institucionet të marrin pjesë për të siguruar zbatim të suksesshëm para afatit të përfundimtar për realizim.
NATO do të thotë paqe, stabilitet, siguri në të gjithë botën, pëfshirë këtu edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
„Ne gjithashtu, në fillim duam të theksojmë, që si anëtarja e 30-të e Aleancës, jemi serioz në qëllimet të jemi anëtare dinjitoze, me atë që, me ndihmën dhe mbështetjen tuaj ne jemi duke përparuar me sistemet më të reja dhe më bashkëkohore të sigurisë, “ theksoi Kryeministri Zaev në fjalimin e tij.
Ai shprehu falënderim të veçantë deri te Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg për integrimet në NATO të shtetit tonë.
“Veçanërisht jam falënderues për angazhimin personal të Sekretarit të përgjithshëm në NATO-s, Jens Stolltenberg, për realizimin përfundimtar të përcaktimit të shumicës së qytetarëve të vendit tonë dhe të të gjitha qeverive të deritanishme në shtetin tonë, Republika e Maqedonisë së Veriut të integrohet si anëtare e plotfuqishme e aleancës më të madhe të sigurisë në botë, Aleancës së NATO-s. Vetëm një muaj më parë kishim një vizitë të madhe dhe takim të suksesshëm me Këshillin e Veriatlantik (NAK) në Shkup.
Megjithëse, si shtet anëtar i ri i NATO-s do të bashkohemi formalisht dhe shpresoj, deri në fund të vitit, të marrim pjesë në realizimin e NATO qëllimeve dhe misioneve paqësore.
Sot, kjo Qeveri, pretendoj të bën atë që është e nevojshme, nëpërmjet Programit për vazhdimin e reformave, për arritjen e plotë të integrimit në NATO.
Ajo, e dimë që do të thotë përgatitje e institucioneve për funksionimin e sistemeve të mbrojtjes dhe sigurisë, në pajtueshmëri me standardet më të larta të NATO-s,” shtoi Kryeministri Zaev. Kryetari i Qeverisë Zaev, tha se me vendim të qeverisë, më 26.06.2019, të gjitha institucionet janë të obliguara të marrin pjesë dhe të sigurojnë implementim të suksesshëm të projektit me të cilin përforcohen kapacitetet e Qendrës për menaxhim me kriza, koordinim ndërministror, bashkëpunim dhe komunikim ndërmjet institucioneve të cilat merren me raste siç janë incidentet, krizat dhe situata e krizave, shkëmbimi i të dhënave dhe informacioneve në formën e tekstit, fotografi dhe video në kohë reale. E gjithë kjo do të kontribuojë në marrjen e vendimeve të duhura dhe përgatitjen e raporteve të përkrahura me harta, në përputhje me procedurat dhe standardet bashkëkohore operative.
“Erdhëm në përfundim që implementimi i tërësishëm i projektit do të realizohet deri më 01.12.2020, që praktikisht do të thotë se Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtarja e 30-të e NATO-s do të ketë sistem digjital bashkëkohor për menaxhim me kriza. Për ne është e rëndësishme që nëpërmjet aktiviteteve që i mbështesim dhe i ndërmarrim, japim më shumë arsye për mbështetje të integrimit të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se Qendra për menaxhim me kriza është kompetente të intensifikojë aktivitetet dhe për ta Qeveria të jetë e informuar në mënyrë të rregullt , në çdo 6 (gjashtë) muaj.