Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Kabineti i tij ndërmarrin masa për forcimin e efikasitetit dhe sigurisë në zbatimin e një agjende transparente në përbërje të takimeve, ngjarjeve dhe komunikimeve.
Në proces është avancimi i protokolleve dhe rregullave për caktimin e takimeve dhe zbatimin e thirrjeve telefonike në Kabinet, me qëllim që të sigurohet nivel i lartë i kontrolleve dhe mbrojtja e komunikimeve të Kryetarit të Qeverisë.
Si pjesë e masave të sigurisë dhe kujdesit në komunikimet digjitale dhe telefonike, në kuadër të Kabinetit të Kryeministrit, është ndryshuar një pjesë e pajisjeve teknike, duke përfshirë telefonat celularë dhe numrat e telefonave celularë të Kryeministrit dhe një pjesë të bashkëpunëtorëve të tij.
Kryeministri gjithashtu bëri analizë të profesionalizmit dhe efikasitetit të angazhimeve të këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, në bazë të të cilëve një pjese të personave të angazhuar do tu falënderohet për bashkëpunimin e deritanishëm.
Në përputhje me njoftimin për kundërshtim të vendosur dhe ballafaqim me dezinformata dhe sulme mbi demokracinë në vend, Kabineti i Kryeministrit përpilon një Plan Veprimi vendimtar kundër shpërndarjes së dezinformimeve, versioni i parë i të cilit së shpejti do të paraqitet në publik dhe më pas do të konsultohet me palët e interesuara dhe partnerët strategjikë të vend.
Kryeministri Zaev dhe Kabineti janë të përkushtuar të promovojnë një mënyrë të hapur dhe transparente të punës, në përputhje me përdorimin e sigurt të teknologjive dhe protokolleve të reja që dalin nga mënyrat bashkëkohore të menaxhimit dhe udhëheqjes.