Nga mbledhja e 146-të e Qeverisë: Ligji i ri i për Prokurorinë publike u dorëzua në Kuvend; Komunat Ohër dhe Strugë morën afat prej 10 ditësh të përpilojnë një plan veprimi sipas rekomandimeve të UNESKO-s; U mundësua procedura për rifillimin e Kombinatit

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 146-të, kryesuar nga Kryeministri Zaev, miratoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për Prokurorinë publike dhe solli vendim që të dërgohet për miratim në Kuvend me një flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar. 

Ministria e Drejtësisë propozoi dhe Qeveria e RMV-së sot pranoi që në procedurë parlamentare të lëshohet edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për harmonizim terminologjik me Propozim-ligjin për Prokurorinë publike. 

Në këtë mbledhje Qeveria miratoi informatën për pjesëmarrje të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 43-të të Komitetit të trashëgimisë botërore të UNESKO-s në Baku, Azerbajxhan dhe edhe një herë riafirmoi vendosmërinë për të ruajtur statusin e rajonit të Ohrit si trashëgimi botërore të shkruar në listën e UNESKO-s. 

Në këtë mbledhje Qeveria solli vendim të tërheqë Ligjin për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit dhe u rekomandoi komunave të rajonit të shpallin moratorium për aktivitetet ndërtimore deri në miratimin e Planit për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore. 

Njëkohësisht, Qeveria u rekomandoi komunave Ohër dhe Strugë, në afat prej 10 ditësh të përpilojnë një plan veprimi me një afat kohor për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s për obligimet në kompetencë të komunave dhe në afat prej dy ditësh pas miratimit të planeve të veprimit nga këshillat e komunave, të njoftojnë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Këto ministri me vendim në mbledhjen e sotshme morën si obligim të koordinojnë aktivitetin ndërinstitucional për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s dhe njëherë në muaj të njoftojnë Qeverinë për progresin në zbatimin e rekomandimeve.

Në mbledhjen e sotshme  Qeveria e RMV-së, shqyrtoi dhe miratoi informacionin për Publikimin për shitjen e sendeve të patundshme në Kumanovë, Vaksincë dhe Llojan si dhe sende të tundshme makina, si pronë që i ka takuar Kombinatit të Duhanit “Boro Petrushevski Papuçar SHA – Kumanovë”, me anë të ankandit publik. 

Shpallja për shitjen e pronës të Kombinatit të dikurshëm të duhanit nga Kumanova vjen pasi procedura për konsolidimin e pronës së përgjithshme të kombinatit është zbatuar, i cili ishte në pronësi të subjekteve të ndryshme juridike, gjë që u krijuan kushtet për realizimin e vendimit të Qeverisë së RMV-së nga 1 tetori 2018, Kombinati i Duhanit “Boro Petrushevski Papuçar SHA” të ofrohet për shitje dhe të rifillojë me punë.

Qeveria e RMV-së, sot shqyrtoi Informatën dhe solli vendimin për fillimin e procedurës për dhënien e  kontratës për vendosjen e partneritetit publik privat për rindërtimin e HEC “Gllazhnja” dhe HEC “Likovë”.

Në mbledhjen e sotshme u miratua Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet RMV-së dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut,  në “Korpusin Evropian të solidaritet” dhe e dorëzoj për miratim në Kuvend.

Me ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në “Korpusin Evropian të solidaritetit” të rinjtë nga vendi ynë në moshën prej 18 deri në 30 vjeç, do të fitojnë mundësi që në vendet anëtare të BE-së të realizojnë aktivitete vullnetare në kohëzgjatje prej 2-12 muajsh, derisa për projektet e solidaritetit  është karakteristike që janë projekte të vetme që mund të realizohen pa një organizim partneriteti nga një shtet pjesëmarrës i BE-së dhe që kanë të bëjmë me sfidat kyçe në hapësirën lokale dhe për promovimin e vlerave evropiane. Në emër të grupit të të rinjëve, për këto programe do të mund të aplikojnë komunat, shkollat, universitetet, bibliotekat, organizatat qytetare dhe të tjera. 

Qeveria sot e miratoi Propozim-vendimin për plotëismin e Vendimit për përcaktimin  e ndihmës shtesë si masë për pagesën e verës së shitur të rrushit, me të cilën zgjerohet zbatimi i masës dhe llojeve të verës së rrushit Sirah, Mallvazija, Burgindec i zi, Kratoshija, Semijon dhe Muskat otonell, me qëllim që prodhuesit e këtyre llojeve të mos jenë në pozicion më pak të favorshëm në krahasim me proedhuesit e tjerë të verës së rushit. 

Sot u shqyrtua edhe Informata për modernizimin e regjistrit të vetëm nacional elektronik të rregulloreve – ENER dhe futja e formave të reja për përfshirje në procesin e krijimit të politikave.

Mbindërtimi i ENER do të mundësojë, ndër të tjera, dorëzim elektronik të iniciativave nga ana e qytetarëve,debate forum-tematike dhe lidhje me mediat sociale, si dhe një dizajn të ri të qasshëm për personat me lloje të ndryshme të aftësisë së kufizuar dhe një version që do të jetë i kapshëm dhe i përshtatshëm për pajisje të ndryshme (tableta, telefona të mençur, etj).

Në mbledhjen e 146-të, Qeveria e RMV-së,  shqyrtoi dhe miratoi Informatën me Propozim-tekst të rezolutës për Planin afatgjatë të zhvillimit të aftësive të mbrojtjes 2019-2028, i cili do të dërgohet për miratim në Kuvendin e RMV-së. 

Qeveria sot shqyrtoi dhe pranoi Programin për shënimin e Ditës së Republikës – 2 gusht.