Nga festimi qendror i festës së madhe shtetërore 2 gusht Ilinden në Meçkin Kamen: Ilindeni është shtetësia dhe krenaria jonë! Ilinden është festa jonë, Ilinden është gjuha jonë maqedonase, Ilinden është himni ynë kombëtar!

Festa e madhe shtetërore e cila u mbajt sot , 2 Gusht Ilinden, këtë vit festohet nën moton “Të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit”, në Meçkin Kamen në Krushevë. Delegacione të larta shtetërore nga Qeveria, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues nga zyra e Presidentit të Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacione dhe korri diplomatik, gjyqësori, AMSHA, komunat dhe liderët partiak bënë homazhe dhe shtruan lule në përmendoren Meçkin Kamen.


Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev udhëhoqi një delegacion qeveritar në përbërje të zëvendëskryetarit të Qeverisë  dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, ministër i  Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ministra e ngarkuar për  Investime të Huaja, Zorica Apostolska dhe zëvendësministri i Kulturës, Vladimir Lazovski, të cilët i përkulën para Monumentit  të Meçkin Kamen, nderuan dhe vendosën lule.

Në Meçkin Kamen nga qytetarët e shumtë, u mirëpritën dhe u përshëndetën kalorësit e Ilindenit.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kishte fjalim solemn ku porositi se detyrë e jona patriotike është që të ndjekimin aspiratën fitimtare të Ilindenit nga 1944, gjithashtu siç ndoqën aspiratat luftuese  të Ilindenit nga 1903- aspiratat për një të ardhme të ndritshme të Republikës së Maqedonisë. Republikë edhe për të gjithë qytetarët e saj.

“Ilindeni është shtetësia dhe krenaria jonë! Ilindeni është festa jonë, Ilindeni është gjuha jonë maqedonase, Ilindeni është himni ynë kombëtar,” porositi Kryeministri Zaev.

Festimi në Meçkin Kamen vazhdoi me shfaqje kulturore artistike dhe shfaqje të ansamblit nacional Tanec dhe SHKA Emin Duraku, ndërkaq për nder të festës së madhe shtetërore u intonua edhe himni maqedonas nga tenori Vllatko Gruevski.