Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, me ftesë të organizatorit, sot në fjalimin e tij hapi Samitin e parë Ballkanik të Sipërmarrjes, në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së i ngarkuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, ambasadori evropian Zhbogar, si dhe anëtarë të biznes komunitetit dhe kori diplomatik në shtet.
Në fjalimin e tij Kryeministri Zaev theksoi se një nga detyrat e para të Qeverisë ishte lirimi i shtetit të robëruar, ndërsa në vazhdimësi edhe krijimi i një klime në të cilën përfundimisht do të bisedojmë për idetë e biznesit.
“Frika paralizoi shtetin tonë për një kohë të gjatë. Vendosëm që guximshëm të përballemi me vendimet sfiduese, për të arritur pikërisht në këto momente – ngjarje në të cilat do të bisedojmë për ide biznesi, për sfida për të ndërtuar biznes të ri dhe për të qenë i suksesshëm dhe i qëndrueshëm në këtë mision. Duke e ditur që sfida më e madhe e ardhmërisë do të jetë zhvillimi dhe menaxhimi i talentit – kapitalit njerëzor, ne me përkushtim punojmë për rritjen e produktivitetit përmes investimit në arsim, njohuri dhe shkathtësi, specializim i zgjuar dhe arsim dual...”, theksoi Kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev iu referua edhe masave të cilat në vazhdimësi i merr Qeveria për mbështetjen e krijimit të bizneseve të reja dhe investimeve në kapitalin njerëzor.
“Përmes Planit operativ të programeve dhe masave aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës, inkurajojmë fillimin e biznesit personal. Vetëm përmes kësaj mase, në vitin 2018 janë dedikuar rreth 6 milionë euro, ose 364 milionë denarë, me të cilat janë hapur 962 subjekte të reja, ndërsa të punësuar janë 1191 persona. Këtë vit në Planin operativ janë dedikuar mjete për mbështetjen e punësimit të 1070 personave”, theksoi Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zaev, dhe shtoi se me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, mundësohen kushte të lehtësuara dhe rritet përfshirja e kompanive të cilat mund ti shfrytëzojnë masat.
Ai potencoi se masat vlejnë për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme dhe nxisin rritje industriale dhe se tani janë lehtësuar kushtet për aplikim, ndërsa përfshirja rritet për kompanitë e industrisë IT, kompanitë nga cilado degë të cilat realizojnë investime në prodhim, si dhe për kompanitë e bujqësisë në industrinë përpunuese.
Kryeministri Zaev veçanërisht u përqendrua në Propozim-ligjin aktual për subvencionim të kontributeve të sigurimit të detyruar social për shkak të rritjes së pagës, me çka mundësohet rritje e pagave në sektorin real.
“Punëdhënësve u është mundësuar mbështetje, përderisa paguajnë paga më të larta në vlerë prej 600-6000 denarë, me çka shteti merr obligim për vlerën për të cilën rritet paga, ti paguajë mjetet (në shumë prej 27.7 %) për fondet për sigurim pensional dhe shëndetësor, përderisa punëdhënësi do të duhet vetëm të mbulojë vlerën për tatim personal në shumë prej 10 %. Kjo masë do të vlejë për të gjitha kompanitë, pavarësisht madhësisë ose sektorit në të cilin punojnë dhe pritet të japë nxitje të fuqishme për rritjen e pagave”, potenconi në fjalimin e tij Kryeministri Zaev.
Në fjalimin e tij përshëndetës, zëvendëskryeministri Koço Angjushev u ndërlidh në fjalimin e Kryeministrit dhe theksoi mbështetjen e fuqishme të cilën Qeveria e jep për sektorin privat dhe zhvillimin e mentalitetit të sipërmarrjes te të rinjtë.
“Fuqimisht besoj se rritja e qëndrueshme e PBB-së në një vend mund të nxitet vetëm në bazë të ekonomisë reale, e investimit privat, nismës private dhe frymës sipërmarrëse të brezit të ri. Sondazhet tregojnë se të rinjtë duan të punojnë në administratën shtetërore, por kjo është e gabuar. Të rinjtë duhet të duan të krijojnë firmat e tyre, në mënyrë që të mund të parashikojnë të ardhmen e tyre duke u përpjekur që vetë ta krijojnë atë, duke mos lejuar që dikush tjetër ta krijojë atë ne vend të tyre dhe ata do ta bëjnë këtë më së miri nëse kanë një frymë sipërmarrëse dhe më së miri do ta realizojnë nëse krijojnë kompanitë e tyre dhe kanë ide të plotë dhe të qëndrueshme. Më besoni, nga përvoja personale jua them se çdo sipërmarrës duhet të jetojë ëndrrën e tij dhe të mos ketë turp të ëndërrojë sepse ëndrra do t’u çojë në realizimin e qëllimeve tuaja. Kjo është ajo që instinkti dhe zemra juaj duhet t’u tregojë se në cilin drejtim duhet ta lëvizni të ardhmen tuaj nga aspekti ekonomik dhe vetëm në këtë mënyrë do të keni sukses, sepse ai që nuk ëndërron ëndrra të mëdha asnjëherë nuk do ti përjetojë”, tha gjatë fjalimit të tij Angjushev.