Kryeministri Zaev dhe ministrat Filipçe dhe Nuredini morën pjesë në Forumin global të biznesit “Blumberg” kushtuar domosdoshmërisë së partneritetit mes sektorit publik dhe në luftën kundër kërcënimeve globale

Mjedisi i rrezikuar jetësor dhe krizat ekonomike si kërcënime më të mëdha dhe sfidat për prosperitetin global janë temat qendrore të Forumit të tretë të sivjetmë global të biznesit “Blumberg” që u mbajt në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, dhe i cili i mblodhi shefat e shteve të qeverive me drejtorët ekzekutev dhe kryetarë të bordit drejtues të kompanive globale më të mëdha që të bisedojnë gjetjen e përbashkët të aksioneve për këto çështje

 

Kryeministri Zaev dhe delegacioni i Qeverisë, ministri i Shëndetësisë dr. Venko Filipçe dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini kanë marrë pjesë në Forumin ku kanë ndarë përvoja dhe iniciativa të cilat kanë potencial të jenë përgjigje e ndryshimeve klimatike me thatësira të shpeshta, mungesën e ujit që shkakton pasoja serioze në ekonomi, veçanërisht në bujqësi dhe destabilizojnë më shumë shoqëri në mbarë botën.

 

Këto dhe krizat me migracionin janë kërcënim për më shumë se 50 % të popullsisë në botë dhe për këtë arsye shtohet nevoja për përgjigje urgjente për të cilat me rëndësi të madhe është aleanca mes liderëve të sektorit privat dhe publik.

 

Në Forumin global të biznesit “Blumberg” në Nju Jork janë prezantuar më shumë shembuj për avancim që arrihen përmes partneritetit dhe investimeve mes sektorit publik dhe privat dhe Forumi ka qenë mjedis për takime dhe këmbime të ideve për iniciativa në të cilën aktivisht marrin pjesë kryeministri Zaev dhe ministrat Filipçe dhe Nuredini.

 

Gjatë ditës, kryeministri Zaev do të ketë fjalim në Dialogun e liderëve në kuadër të Forumit për nivel të lartë në Samitin për qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm si pjesë e programit të Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të KB-së.

 

Programi i sotëm i kryeministrit përfundon me fjalimin në debatin “E ardhmja e integrimeve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor: Nga shkon Ballkani Perëndimor” në organizim të Qendrës ndërkombëtare Nizami Ganxhavi në Nju Jork.