Kryeministri Zaev, në ngjarjen solemne me rastin e 11 Tetorit në Kumanovë: Brezi ynë është përsëri para një kthese historike, në prag të anëtarësimit në NATO dhe BE për një jetë të mirë për të gjithë me standarde dhe vlera të jetesës evropiane

Të drejtuar, plot me krenari, e shënojmë  78 vjetorin e festës shtetërore "11 Tetori - Dita e Kryengritjes Kombëtare", duke qëndruar krah për krah, së bashku shumë gjenerata, së bashku me luftëtarët dhe luftëtaret tanë, pjesëmarrës dhe dëshmitarë të ngjarjes së madhe historike që shënoi fillimi i kryengritjes së popullit maqedonas, dhe të gjithë qytetarëve të tjerë në vendin tonë, kundër së keqes së quajtur fashizëm - me këto fjalë Kryeministri Zoran Zaev filloi fjalimin e tij në programin solemn për të shënuar festën në Kumanovë, ku paraprakisht u vendosën kurora lulesh në monumentin e dëshmorëve të rënë të LNÇ.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev theksoi se më 11 tetor 1941, në Kumanovë dhe Prilep u shënua fillimi i proceseve përfundimtare për vendosjen shtetit maqedonas në hartën e popujve të botës.

 “Atë mëngjes, në Prilep dhe Kumanovë u ndez shkëndija e luftës, e rezistencës, e aspiratës së vendit tonë për të qenë shtëpia e lirisë, fitimtarja mbi okupimin. Në këtë mënyrë vendi i vogël atëkohë Maqedonia u bë një me aleancën fitimtare botërore të shteteve që u ngritën kundër fashizmit. Luftëtarët dhe luftëtaret trima nuk u kursyen të vendosnin jetën e tyre në piedestalin e shtetit të ri, si një dhuratë dhe një betim për të gjithë brezat e ardhshëm: Me gjestin e tyre heroik dhe epik ata thanë se gjeneratat e ardhshme nuk duhet të humbin kurrë shtetësinë ose lirinë. Për 78 vjet ky betim është e gjallë dhe nuk do të harrohet kurrë ", tha kryeministri Zaev në fjalimin e tij në Kumanovë.

Zaev shtoi se në ato ngjarje të mëdha, dramatike dhe kthyese në historinë botërore, në periudha të tilla trazirash, vendimtare në skenën historike botërore, si rezultat i luftës çlirimtare dhe kryengritjes antifashiste, lindi shteti maqedonas, dhe se është detyra jonë gjithmonë ti kushtojmë respektin e duhur atyre njerëzve të guximshëm dhe shtetndërtues për të arritur këtë qëllim shekullor - një shtet maqedonas - është sot krenare dhe progresive, Maqedonia  e Veriut!

 

"Kur kërcënimi për lirinë ishte më i madhi, luftëtarët LNÇ e sollën fitoren dhe shtetësinë për brezat e ardhshëm për ta ruajtur, dhe për ta  zhvilluar atë. Ti respektojnë dhe trajtojn vlerat e të gjithë popujve në vend dhe t’i dhurojmë botës  vlera kohore të historisë dhe traditës sonë kulturore, mozaikun maqedonas, të ndërthurur me bukuritë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë ”, theksoi Kryetari.