Kryeministri Zaev në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur në Manastir: Investimi në Rajonin e Pellagonisë do të vazhdojë me intensitet më të madh në projekte në interes të qytetarëve dhe të rinjve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kryesoi në mbledhjen e 159-të të Qeverisë e cila u mbajt në Manastir, si mbledhja e parë, në vazhdën që në periudhën e ardhshme do të mbahen në rajone të ndryshme në vend.

 

Në mbledhje morën pjesë edhe kryetarët e komunave të rajonit të Pellagonisë, nga komuna e Manastirit, Prilepit, Krivogashtanit, Dollnenit, Novacit, Mogillës dhe Demir Hisarit.

Në vazhdim Jua transmetojmë fjalimin e Kryeministrit Zaev.

Kjo iniciativë është me qëllim që të jemi më afër qytetarëve dhe vetëqeverisjes lokale. Të jemi afër tyre për ti dëgjuar prioritetet dhe nevojat e tyre.

Për këtë qëllim, në këtë mbledhje, janë të ftuar edhe kryetarët e rajonit të Pellagonisë.

Ju faleminderit që jeni sonte këtu me ne.

Sonte ministrat do të referojnë për aktivitetet të secilit dikaster në rajonin e Pellagonisë. E di se ka për çka të referohet.

Edhe këtu si në tërë shtetin po ndodh ofensivë ndërtimore në infrastrukturën rrugore, ujësjellësit dhe kanalizimit. Në këtë rast, do ti ndaj objektet për ujërat e zeza dhe kanalizimet në Manastir, si dhe rrjetet e kanalizimit në Dollnen, Mogillë, Konjati i Madh, Krusheani.

 

Në Pellagoni kemi të përfunduar edhe rehabilitimi  vijues të infrastrukturës rrugore – përfshirë  rrugën deri në Liqenin e Prilepit, rruga Manastir – Novaci, rruga Manastir – Demir Hisar, rruga Makazi – Resnje, si dhe hekurudha Manastir – Kremenica. Jemi duke përparuar edhe me gazsjellësin Negotinë-Prilep-Manastir, me përqindje të realizimit në 70 %.

Këtu në Manastir kemi investime serioze në shëndetësi – është rinovuar edhe urgjenca mjekësore, janë realizuar më shumë punësime në stafin mjekësor, është investuar në renovime dhe aparate të reja. Këtu në rajonin e Pellagonisë, ilaçet janë në dispozicion në çdo vendbanim, për çdo qytetar, në çdo ditë të muajit, mes masës për parandalimin e kuotave për ilaçet.

Kur jemi te shëndeti i qytetarëve – Manastiri është një nga katër qytetet ku për banorët janë në dispozicion eko inverterë falas për ngrohje në amvisëri. Deri në 1,000 euro vauçer për çdo familje që do të vendos të ngrohet me inverter dhe në të njëjtën kohë do të dorëzohet nga ngrohja e karburanteve të fortë dhe fosile që ndotin ajrin. Shpreh falënderim për Elektranët e Maqedonisë së Veriut me mbështetje në realizimin e kësaj mase, me çka ndikojmë në burimet dhe ndotjen dhe me të cilën mbrojmë shëndetin e qytetarëve.

Të nderuar ministra dhe kryetarë. Investimi në popullsi është investim në kapital njerëzor. Për këtë arsye jemi të përkushtuar të lëmë ndërtime, objekte dhe institucione të cilat u shërbejnë qytetarëve. Gjithashtu, investojmë edhe në fëmijë.  Në këtë temë, dua ti ndaj investimet në kopshtet në Krivogashtan, Kravari, Novaci, Prilep dhe Resnje. Dhe ajo për çka jemi veçanërisht të lumtur- transformimi i shtëpisë për foshnje dhe fëmijë të vegjël në Manastir në pesë grupe shtëpi të vogla me çka para kohe e finalizon procesin e nxjerrjes së fëmijëve nga institucionet dhe akomodimi i tyre në kushte më të mira në shtëpi të vogla, me qasje individuale ndaj secilit fëmijë.

Dua tu falënderohem qytetarëve të Manastirit dhe Pellagonisë për bashkëpunimin në të gjitha projektet të cilat realizohen këtu dhe të njoftoj se investimi në këtë rajon do të vazhdojë me intensitet më të madh – do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që  qytetarët dhe të rinjtë ta shohin shansin e tyre në vendin e tyre, të kenë motivim për angazhim, përmes vendit të duhur të punës dhe pagës me dinjitet.

I falënderoj edhe ministrat dhe kryetarët e komunave për përpjekjet e tyre të përditshme dhe për projektet që bashkërisht i realizojmë në Pellagoni.


Kryeministri Zaev gjatë fjalimit në mbledhjen e 159-të të Qeverisë në Manastir :  Investimi tek popullata është investim në kapitalin njerëzor dhe për këtë arsye jemi të përkushtuar të lëmë ndërtime,  objekte dhe institucione të cilat ju shërbejnë qytetarëve

Duam që të jemi edhe më afër qytetarëve dhe vetëqeverisjes lokale, ti dëgjojmë prioritet dhe nevojat e tyre, dhe nga këto arsye Qeveria e RMV-së, mbledhjen e 159-të  e mbanë sonte në ndërtesën e Komunës së Manastirit së bashku me kryetarët e komunave nga rajoni i Pellagonisë, komuna e Manastirit,  Prilepit, Krushevës, Krivogashtanit, Dollnenit, Novacit, Mogila dhe Demir Hisarit”, theksoi Kryetar i Qeverisë Zoran Zaev në deklaratën për media pak para fillimit të mbledhjes dhe shtoi se kjo është mbledhja e parë në vazhdën e mbledhjeve tjera në periudhën e ardhshme që do të mbahet njëherë në muaj edhe atë në rajone të ndryshme në vend.

 “Gjatë ditës, mbledhjes i paraprinë më shumë aktivitete të ministrave në terren, zëvendësministrave dhe të disa drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike. Sot thuajse e gjithë Qeveria ka vepruar në Manastiri dhe Pellagoni. Edhe këtu, si në të gjithë vendin, po ndodh një ofensivë ndërtimi në infrastrukturën rrugore, ujësjellësit dhe kanalizimit.  Në Pellagoni kemi përfunduar rehabilitimin vijues edhe të infrastrukturës rrugore – rruga deri tek Liqeni i Prilepit, rruga Manastir- Novaci, rruga Manastir – Demir Hisar, rruga Makazi – Resnje, si dhe hekurudha Manastir – Kremenica. Seriozisht përparojmë edhe me gazsjellësin, Negotinë-Prilep- Manastir, diku afër 70 për qind.

Në fjalimin e tij në fillim të mbledhjes, Kryeministri Zaev informoi edhe për investimet në shëndetësi dhe e veçoi rinovimin e ndihmës urgjente mjekësore, punësimit të stafit mjekësor, si dhe investimet e bëra në rikonstruimin e pajisjeve të reja.

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zaev foli edhe për masën për eko  inverter falës për ngrohje nw amvisëri , e cila në fazën e parë do ta përfshij edhe Manastirin.

“Deri në 1000 euro vauçer për çdo familje e cila do të vendos që të ngrohet me inverter dhe në të njëjtën kohë do të heq dorë nga ngrohja me karburant të fort dhe fosil që ndotë.  Shprehë edhe njëherë falënderimin për Elektranët e Maqedonisë së Veriut,  për mbështetjen e realizimit të kësaj mase, me të cilën ndikojnë në burimet e ndotjes dhe me të cilën e mbrojmë shëndetin e qytetarëve”, tha Kryeministri Zaev.

Ai shtoi se investimi në popullatë është një investim në kapitalin njerëzor.

 

 

 

 

 

 

 

 

“Jemi të përkushtuar të lëmë ndërtime, objekte dhe institucione të cilat u shërbejnë qytetarëve.  Njëherit investojmë veçanërisht tek fëmijët. Në këtë temë, do të doja ti veçoja investimet në kopshte në  Krivogashtani, Kravari, Novaci, Prilep dhe Resnje. Ajo për të cilën jemi veçanërisht të lumtur- transformimi i shtëpisë së foshnjave dhe fëmijëve të vegjël në Manastir   në pesë grupe  shtëpi të vogla duke finalizuar para kohe procesin e heqjes së fëmijëve nga institucionet dhe vendosjen e tyre në kushte më të mira në shtëpi të vogla me qasje individuale ndaj çdo fëmije”, potencoi Kryeministri Zaev në fjalimin e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë, e cila u mbajt mbrëmë në Manastir në prezencë të kryetarëve të Komunave nga rajonin e Pellagonisë.