Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot në konferencën për shtyp u drejtua me rastin e konkluzave të Këshillit të Evropës.
Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:
Para dy ditëve në Bruksel na u bë një padrejtësi e madhe. Bashkimi Evropian nuk e realizoi premtimin. Ne i përfunduam të gjitha obligimet tona. Zbatuam rezultate në reforme, i zgjodhëm çështjet me fqinjët. Ndërkaq ata nuk e mbajtën fjalën.
Ajo që BE nuk arriti të sjellë vendim për hapjen e bisedimeve me ne është GABIM HISTORIK i tyre, dhe këtë e konfirmuan të gjithë liderët evropian. Ne bëmë gjithçka që duhej dhe çka mundëm.
Sot dua që në mënyrë zë hapur të falënderoj shumicën e liderëve evropian të cilët luftuan që të sillet vendim pozitiv për ne.
E vlerësoj mbështetjen e tyre dhe e dimë se edhe në të ardhmen mund të mbështetemi te ata.
Por, është fakt se ne jemi viktima të një gabimi historik të BE-së dhe kjo te të gjithë ne shkakton zemërim të madh. Edhe unë jam i zhgënjyer dhe i hidhëruar dhe e di se i gjithë populli ynë ndjehet kështu. Prandaj, zemërimin dhe barën e qytetarëve e ndjej si plagë.
Për mua personalisht, ky premtim i pa përmbushur është një veprim i keq dhe i padrejtë i Unionit dhe njëkohësisht çështje serioze. Kështu e shoh unë situatën.
Por, ky është vendimi i BE-së për shkak të punëve të tyre të brendshme dhe të pazgjidhura dhe këtë vendim ne nuk mund ta ndryshojmë.
Sidoqoftë, ne jemi gjithashtu përgjegjës për vendimet tona, të cilat i marrim për qytetarët tonë dhe ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut.
Serioziteti i momentit aktual kërkon nga unë dhe nga të gjithë ne një vendim serioz.
Duke nisur nga bindjet e mia se çdo politikan duhet të jetë i përgjegjshëm, i ndershëm dhe i virtytshëm, e marr mbi vete zhgënjimin e popullit tim dhe me PËRGJEGJËSI dal para qytetarëve!
Qëndroj para jush, qartë dhe me vendosmëri porosis:
Ëndrra evropiane e popullit maqedonas, popullit shqiptar, serb, vlleh, turk, rom, boshnjak dhe të gjithë të cilët jetojnë në vendin tonë – nuk do të shkatërrohet.
Prandaj qytetarë të nderuar, me PËRGJEGJËSI qëndroj para vendimit Tuaj. Tani nevojitet qëndrimi juaj. Nuk kemi kohë për të humbur.
Prandaj propozimi im është:
Organizimi i zgjedhjeve të drejta të parakohshme. Zgjedhje sa më shpejtë.
Zgjedhje ku ju qytetarët do të sillni vendim dhe vërtetim për rrugën në të cilën duhet të vazhdojë vendi ynë. Pikërisht ky do të jetë propozimi im në takimin e nesërm të liderëve te Presidenti Pendarovski. Organizimi i zgjedhjeve sa më shpejtë, që qytetarët të tregojnë se në cilën duan të shkojnë më tutje.
Qytetarët kanë mandat të vendosin:
A do të vazhdojmë në rrugën e drejtë të vlerave demokratike dhe evropiane, rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit, rrugën që shpie përpara”
OSE
Të vazhdojmë në rrugën e errët të izolimit, nacionilzmit, ndarjeve dhe konflikteve, gjegjësisht rrugën që na shpie PAS?
Qytetarët do të vendosin:
A do të ndërtojmë partneritet me fqinjët dhe me vendet tjera nga bota e lirë demokratike ose do të vazhdojmë me konfrontime dhe probleme me fqinjët dhe miqtë tanë?
Vetëm qytetarët dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të vendos:
A do të zgjedhin paga më të larta, ndërtim të rrugëve dhe kopshteve, ndihmë të madhe sociale, mbështetje për kompanitë vendase, masa kundër ndotjes dhe kthimin e parave drejt te qytetarët?
OSE
Do të kthehemi në shtetin e robëruar, në kohën e përmendoreve, fasadave me polisterol, investime kriminale të llojit Subrata Roj, tensioneve etnike, mbylljen e mediumeve, rrahjen e studentëve dhe pasurimit të disave në shpinë të të varfërve?
Unë jam gati. Partia ime është gati. Ekipi im është gati.
Ne nuk biem me shpirtin dhe nuk dorëzohemi për shkak të një zhgënjimi të shkaktuar. Ne nuk dorëzohemi. Do të luftojmë guximshëm.
Unë nuk kam të drejtë të ndaloj të luftoj krah për krah sepse edhe ju luftoni
Jam i gatshëm për një mandat të ri, të plotë dhe të pastër nga qytetarët:
QË TA SJELLIM EVROPËN KËTU.
QË TI PËRFORCOJMË REFORMAT.
QË TË VAZHDOJMË TË ZHVILLOJMË EKONOMINË.
QË TA NDËRTOJMË SHTETIN EVROPIAN, pavarësisht se a është i gatshëm Unioni të hap kapituj të rinj ose jo.
Të nderuar qytetar, populli im,
Dua të theksoj se gjithçka që bëmë gjatë këtyre dy viteve e gjysmë e kemi bërë me dashur, për të mirën e atdheut dhe gjithë qytetarëve tonë Dukej e pamundur por iu rrekëm punës, sollëm vendime të guximshme që ti zgjidhim problemet më të mëdha. Këtë e bëmë për qytetarët tanë dhe për fëmijët e vendit tonë.
Prandaj nuk do të lejoj askënd që ti asgjësojë reformat e bëra, të na e merr lirinë të cilën së bashku e sollëm në vend dhe të luajë me ndryshimet evropiane që ka përjetuar shoqëria jonë. Nuk do të lejoj që askush të na e marrë anëtarësimin në NATO dhe të na e shkatërrojë sigurinë dhe stabilitetin të cilin e fituam duke u bërë anëtare e NATO-s.
Për të mirën e atdheut dhe të qytetarëve qëndroj drejt dhe përgjegjësi para jush.
Para jush dua që të porosis se jam krenar dhe tu ftoj të gjithëve që të jeni krenar për të gjitha sukseset që i arritëm së bashku. Realizojmë një ëndërr të madhe – bëhemi anëtare e NATO-s.
Do të realizojmë edhe një – do ta bëjmë vendin tonë EVROPIAN. Ëndrra maqedonase është EVROPA dhe këto vlera i ndërtojmë në vendin – mund ta sjellim EVROPËN në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq Unioni, kur do të jetë i gatshëm le ti hap kapitujt.
Ju ftoj të vazhdojmë edhe më fuqishëm. Të gjithë bashkë. Dyfish më shumë të punojmë, dyfish më shumë të bëjmë. Ndryshimet dhe reformat nuk i solli dhe nuk i sjell një qeveri, ose 20 njerëz. Janë të nevojshëm të gjithë për më shumë reformim. Të gjithë 2 milion. Që të mos ketë ndotje, të ndalojmë që të ndotim. Që të mos ketë korrupsion, ti kundërvihemi ryshfetit. Që të mos ikin të rinjtë, të hapim vende të reja pune, që të sigurojmë paga më të larta.
Atyre që punuan shumë dhe dëshiruan që të na jepej datë për fillimin e negociatave dhe të cilët në mënyrë të fshehur ose publikisht gëzohen për mossuksesin e vendit të tyre, dua që tu them të mos harrojnë se ky popull do ta mbajë mend këtë, veçanërisht kur do të ndalet para vendit të votimit. Kjo do të ndodh shumë shpejtë.