Në rendin e ditës së mbledhjes së rregullt të 163-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është venë për miratim Propozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, si dhe Propozim-Ligji për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.
Në këtë mbledhje Qeveria do të shqyrtojë edhe informatën me Propozim-vendim për blerjen dhe adaptimin e hapësirës në selinë e re të NATO-s në Bruksel për nevojat e Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Me propozim të Ministrisë së shëndetësisë sot do të prezentohet edhe informacioni për nevojën e furnizimit dhe instalimit të pajisjeve mjekësore, inventarit mjekësor dhe jo-mjekësor për nevojat e Institucioneve shëndetësore publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Mbledhja e 163-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është paraparë të filloj në orën 11:00.