Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë Hajko Mas shprehën keqardhje për vendimin e Këshillit Evropian të shkaktuar nga qëndrimi francez dhe u pajtuan se të dyja vendet do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që të sillet vendim pozitiv në kornizë të shpejtë kohore, që të mundësojë që vendi shumë shpejtë të vazhdojë përpara në rrugën e tyre evropiane.
Në takimin, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ishte theksuar bashkëpunimi i jashtëzakonshëm mes të dyja vendeve, që është me rëndësi të veçantë në pjesën e mbështetjes së RF të Gjermanisë në anëtarësimin e vendit tonë në BE.
Kryeministri Zaev gjatë bisedës me ministrin e Punëve të Jashtme Mas theksoi se Maqedonia e Veriut arriti progres të madh në dy vjet e gjysmë, si rezultat i punës së përkushtuar të institucioneve dhe qytetarëve, por gjithsesi edhe me mbështetje të madhe dhe ndihmë nga Gjermania.
Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se tani nevojiten hapa të vërtetë nga ana e BE-së që vendi të vazhdojë edhe më shpejtë në rrugën e drejt që të dekurajohen qendrat të cilat shpresojnë në nacionalizëm dhe radikalizëm.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zaev theksoi se vendi është fuqishëm i përkushtuar në Procesin e Berlinit, dhe se iniciativa rrjedhëse mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është komplementare me qëllimet dhe aktivitetet në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Është me rëndësi të veçantë për Maqedonin e Veriut pjesëmarrja e madhe e RF të Gjermanisë në ekonominë e RMV-së, përmes programeve për investime drejtëpërdrejta të huaja gjë që janë hapur shumë vende pune. Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar mes të dyja vendeve arriti afër 4 miliardë euro, ndërsa në vend punojnë 200 kompani me kapital gjerman. Me rëndësi thelbësore është edhe bashkëpunimi i shkëlqyer me odën ekonomike gjermane në vendin tonë, dhe mbështetja e saj në programet për arsim profesional”, tha kryeministri Zaev në takim.