Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev, në prani të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, ambasadores së SHBA-ve, Kejt Bërns dhe një numër i madh ambasadorë, investitorë dhe mysafirë, mbajti fjalim në sesionin e mëngjesit të edicionit të tetë me radhë të Samitit “Maqedonia 2025”.
Në bashkëngjitje të kësaj kumtese jua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:
“Qeveria e RMV-së, intensivisht dhe në mënyrë të vazhdueshme punon në krijimin e politikave të cilat në biznesin tonë të diasporës do ta lehtësojnë qasjen deri në krijimin e vendeve të reja të punës, ndërsa kapitalin e tyre do ta sjellin në atdhe. Një pjesë e madhe e tyre janë të regjistruar edhe në Strategjinë nacionale të RMV-së, për bashkëpunim me diasporën 2019-2023.
Para nesh janë hapat e fundit të cilat i ndërmarrim drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO me të cilin do të krijohet klima ekonomike e sigurt, stabilitet dhe siguri të kapitalit tuaj.
Raste të ndryshme ekonomike nëpër dekadat e kaluara kanë shkaktuar valë të madhe të daljes së të rinjve dhe kuadrit profesional, por kjo nuk do të thotë se vendi ynë nuk ka mbetur i përkushtuar ndaj qytetarëve të cilët çdo punojnë me përkushtim për një ditë të mirë.
Ju ftojmë që përmes kësaj nisme dhe përmes secilit kanal të mundshëm të komunikimit ti mbani të gjalla kontaktet, të investoni tek qytetarët tanë, veçanërisht tek të rinjtë. Ata të cilët më së tepërmi kanë nevojë, tani më tepër se kurrë të kuptojnë se edhe në atdheun tonë mundet!
Në vargun e politikave të cilat i krijojmë, përmes Planit për rritje ekonomike, përmes mbështetjes që e jep Fondi për Inovacione, përmes stimulimeve dhe tatimeve të tjera për bizneset e vogla, duhet të dërgojmë porosi të përbashkët, që jemi të përgatitur për të qenë qendër ekonomike, qendër në këtë pjesë të kontinentit evropian.
Nismat që kemi ndërmarr fundjavën e kaluar me liderët nga rajoni në mënyrë shtesë do ti përforcojnë dhe lehtësojnë rrjedhat ekonomike ekzistuese dhe do të hapin perspektiva të reja.
Shkëmbimi i kapitalit njerëzor do të lehtësohet, do të lehtësohen procedurat administrative me të vetmin qëllim për një ditë të mirë për të gjithë ne. Ju ftoj në mënyrë aktive ti përdorini këto masa. Bëhuni kreativ, krijoni biznese të reja inovative.
Ejani në vend, kur i kemi të gjitha kushtet, duhet të punojmë bashkë me ju dhe sipërmarrësve të rinj tu mundësojmë ardhmëri të ndritshme. Kemi qasje deri tek tregu me mbi 650 milion vetëm në kuadër të Bashkimit Evropian. Jemi në vend, ndërsa prodhojmë për gjithë kontinentit. Ky është përfitimi thelbësor i patriotizmit dhe politikave ekonomike liberale.
Përfaqësuesve të kompanive ju dërgojmë porosi: Këtu jemi, punojmë për ju dhe për qytetarët tanë. Lirshëm jepni iniciativa – i dëgjojmë dhe zbatojmë.
Të rinjve të cilët janë këtu dhe ata që na ndjekin nëpër gjithë botën u dërgojmë porosi: Republika e Maqedonisë së Veriut i mbylli të gjitha çështjet e ndjeshme. Pothuajse pas tre dekadave jemi në fund të realizimit të interesave strategjike – anëtarësimit në BE dhe në NATO. Nuk ka më pasiguri. Përshpejtuam reformat, juve ju nderojmë! Bisedoni me personat më me përvojë, zhvilloni potencialet e juaja akademike dhe personale, vetëm kështu mund edhe më shumë të arrini. Edhe në qoftë se shkoni, përmes nismave të këtilla kthehuni prapa, ndërtoni këtu. Ne jemi këtu për ju, juve ju shërbejmë.”