Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev prit në takim delegacionin e pjesëmarrësve të Forumit të Biznesit, njërin ndër përfaqësuesit e komunitetit afarist të Maqedonisë e Veriut dhe Federatës Ruse, si dhe anëtarët e komisionit ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik- tregtarë dhe shkencorë- teknik, mes dy vendeve, i cili sot dhe nesër në Ohër, e mbanë sesionin e 9-të.
Gjatë takimit në Qeveri, delegacioni e Federatës Ruse e udhëhiqte zëvendësministri i Industrisë dhe Tregtisë Aleksej Gruzdev, i shoqëruar nga ambasadori i Federatës Ruse në vendin tonë, Sergey Aleksandrovich Bazdnikin.
Në takim, në të cilin morri pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Kryetar i pjesës maqedonase të Komisionit Ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik- tregtarë dhe shkencorë- teknik midis dy vendeve, Trajan Dimkovski, Kryeministri Zaev theksoi se marrëdhëniet midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse janë tradicionalisht miqësore dhe karakterizohen nga një frymë pozitive, por edhe nga një potencial i pashfrytëzuar, i cili duhet të jetë përcaktuesi se në cilin drejtim duhet të lëvizin marrëdhëniet në bashkëpunimin ekonomik në të ardhmen.
“Veçanërisht gëzon fakti se në dialogun e Komisionit ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik- tregtarë dhe shkencorë- teknik në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse, nga ky vit është vendosur dinamik e re. Kjo është bazë e mirë për thellimin e bashkëpunimit”, tha në takim Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zaev.
Kryeministri Zaev shtoi se të dy palët në komision kanë rënë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin edhe në fushat e tjera përveç fushave të deritashme në energji, transport dhe bujqësi, si dhe kanë rënë dakord të krijohen grupe të veçanta pune për të gjitha fushat e bashkëpunimit, që paralajmërojnë punë shumë më konkrete dhe sjellje efikase të vendimeve me interes të të dyja vendeve dhe qytetarëve tanë.
Delegacioni rus, nga ana e tij, theksoi se përmes institucioneve të Federatës Ruse do të merret një rol më aktiv dhe do ti inkurajoj nismat e tilla si Forumi i Biznesit që sot mbahet në Shkup, për tu njohur më mirë dhe avancuar bashkëpunimin.