Kryeministri Zaev në takimin me ambasadorin austriak, Vucas: Mbështetja e Austrisë është e vazhdueshme dhe pritet integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut si interes strategjik

Kryetari i Qeverisë  së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në kabinetin e tij e pranoi ambasadorin  e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në vendin tonë, Georg Vucas.

Në takim veçanërisht në mënyrë pozitive dhe miqësore u vlerësuan politikat dypalëshe në mes dy vendeve dhe është theksuar veçanërisht bashkëpunimi ekonomik i cili zhvillohet me dinamik intensive.

Kryeministri Zaev shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Republikës së Austrisë për procesin e zgjerimit dhe përpjekjet të cilat bëhen për anëtarësimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Austria është një ndër mbështetësit tonë më të mëdhenj në integrimet evropiane dhe partneri ynë kryesor ekonomik,” theksoi Kryeministri Zaev.

Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se Maqedonia e  Veriut ka shënuar rezultate konkrete për zbatimin e reformave, nuk ka çështja të hapura me fqinjët, të cilët bashkërisht kontribuojnë për  siguri më të madhe, stabilitet dhe siguri në rajon.

Është konstatuar se realizimi i aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut do të kontribuoj në përmisimin e stabilitetit ekonomik të qytetarëve dhe do të krijoj kushte për rritjen e interesave dhe investimeve të kompanive të huaja.

Kryeministri Zaev dhe ambasadori Vucas shprehën kënaqësi nga mundësia për dhënien e kontributit personal në vazhdimin e miqësisë tradicionale në mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë, si dhe për vazhdimin e mbështetjen austriake në rrugën për realizimin e perspektivës evropiane në shtetin tonë.