Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të merr pjesë në Akademinë solemne që do të mbahet sonte në Teatrin Popullor në Sarajevë, ku është paraparë ti ndahet çmimi ndërkombëtar “Isa Beg Ishakoviq”.
Kryeministrit Zaev në Sarajevë do ti bashkëngjiten nënkryetari i Kuvendit të RMV-së, Zekir Ramçilloviq, kryetari i ASHAM, Taki Fiti, deputeti i Kuvendit Ferid Muhiq dhe zëvendësministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Nexhad Mehmedoviq.
Akademinë solemne e organizon Shoqata “Klepsirda” në të cilën marrin pjesë përfaqësues eminent të komunitetit akademik në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Fillimi i ngjarjes është paraparë për sot, 27.11.2019 me fillim në orën 20:00.
Në këtë Akademi solemne Kryeministri Zoran Zaev do të mbajë fjalim.
Në ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrja e një numri të madh mysafirësh nga vendi dhe më gjerë, diplomatë, akademikë, personalitete nga jeta shoqërore – politike e Bosnjës dhe Hercegovinës.