Takim i Kryeministrit Zaev me përfaqësuesit e organizatës amerikane NDI: Mbështetje e madhe për udhëheqje dhe përcaktime demokratike, siç është pavarësia e Kuvendit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me delegacionin e organizatës amerikane NDI, të udhëhequr nga Sheri K. Brajan, nënkryetare e Institutit Demokratik Nacional dhe Robert Benxhamin, bashkëpunëtor i lartë dhe drejtor rajonal për Evropën Lindore dhe Qendrore, të shoqëruar nga ambasadorja e Zvicrës në vend, Sibil Suter Tejada.

 

Në takim, u përcoll mbështetje e madhe për udhëheqjen e Kryeministrit Zaev në krijimin e marrëdhënieve funksionale, të cilat mundësuan proceset demokratike dhe zhvillimin demokratik të shtetit, nga Medlin Ollbrajt kryetare e Bordit të NDI-së dhe ish sekretare shtetërore e SHBA-ve, si dhe nga Derek Miçel, kryetar i NDI-së.  Gjithashtu, në veçanti u përshëndet mbështetja e Kryeministrit Zaev për pavarësinë e institucionit, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për projektin që kontribuon në të, që u realizua në bashkëpunim me ambasadën e Zvicrës dhe me Institutin Demokratik Nacional.

 

“Me mbështetjen tuaj tani jemi anëtar i ardhshëm i NATO-s. Vazhdojmë të lëvizim në drejtimin e duhur, që sjell shtetin në botën demokratike dhe sjell përfitime ekonomike për qytetarët e vendit tonë. Kuvendi ka rol të madh në këto tre procese dhe fuqimisht mbështesim mekanizmat për një demokraci parlamentare të pavarur. Ndihma në planin profesional dhe financiar, që e  japin Qeveria zvicerane dhe NDI janë të një rëndësie të madhe, për të cilën ne të gjithë jemi mirënjohës”, tha Kryeministri Zaev.

 

Në takim, u diskutua edhe për rëndësinë e reformave zgjedhore, të cilat duhet të forcojnë fjalën vendimtare të qytetarëve në lidhje me subjektet politike, si pjesë e procesit të demokratizimit të vendit.