Kryeministri Zaev në koncertin para Vitit të Ri të tre armatave: Bashkë më të fuqishme, aleate në NATO - Aleancën

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti fjalim në koncertin para Vitit të Ri të tre orkestrave ushtarake të Maqedonisë së Veriut, Kroacisë edhe Shqipërisë.

Në vazhdim ua përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Zaev:

 

“Më lejoni tu uroj mirëseardhje në koncertin tradicional të Vitit të Ri të orkestrës ushtarake të Armatës tonë, bashkë orkestrat ushtarake të Kroacisë dhe Shqipërisë.

Fotografinë që kemi para nesh, pjesëtarë të tre Armatave, bashkë si një, me të vërtet zgjon emocion. Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kroacia qysh para 16 viteve me nënshkrimin e Kartës së Adriatikut, zgjatën dorën dhe vendosën që bashkë të hapërojnë drejt rrugës së Aleancës.

Kjo do të thotë bashkë në të mirë dhe në të keqe, edhe kur festojnë, edhe kur duhet të ndihmojmë njëri tjetrin në vështirësi.

Maqedonia e Veriut, të gjithë qytetarët tanë ndjejnë keqardhje për humbjen shkatuar nga tërmeti në Shqipëri.

Më lejoni që në emrin e Qeverisë edhe njëherë të shpreh ngushëllime për miqtë tanë shqiptarë, për jetët e humbura para kohe në këtë fatkeqësi. Të gjithë që jemi të mbledhur këtu jemi aleatë dhe miq dhe të gjithë e bashkë-ndjejmë këtë fatkeqësi.

Jam i bindur që këtë do ta dëshmojmë me donacion personal, sepse fatkeqësitë më lehtë tejkalohen bashkë.

Rruga drejt aleancës për Maqedoninë e Veriut ishte pakë më e gjatë, por bashkëpunimi, mbështetja të cilën e shkëmbejmë, asnjëherë nuk ka munguar. Sot kur përfundimisht e plotësojmë qëllimin –tre vendet, së bashku, më të fuqishme, aleate në NATO-Aleancën.

Këtë vit veçanërisht jam krenar sepse për ne, shtetin tonë dhe qytetarët tanë, ky vit është historik. Sonte me “Tingujt e bashkëpunimit” shënojmë disa data të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut të cilat na shpien drejt “Tingullit të Aleancës”. Data gjashtë shkurt, kur u nënshkrua protokolli për aderim në NATO, 8 shkurti, kur u votua ratifikimi i parë i protokollit, dhe një javë më pas, më 13 dhe 14 shkurt, kur për herë të parë u ulëm në tavolinën e Aleancës.

Shqipëria e ratifikoi protokollin në datën e njejtë, më 14 shkurt, ndërsa menjëherë në mesin e të parëve ishte edhe Kroacia, e cila protokollin e nënshkroi më 1 mars. Më 4 dhjetor, për herë të parë, morëm pjesë në Samitin e Liderëve në NATO. Këto janë data historike, momente historike, të cilat përgjithmonë do të ngelen të shënuara.

Të gjithë këtë e arritëm me guxim, vendosmëri dhe përkushtim të madh. Me mbështetje të plotë nga miqtë tanë, veçanërisht nga fqinjët tanë.

Jam i bindur sikur se në terrenin në Krivolak, njejtë sikur gjatë kohës së ushtrimeve dhe trajnimeve të përbashkëta, ashtu edhe sot, në skenën kulturore, do të dëshmojmë që funksionojmë në mënyrë të harmonizuar, se marrim frymë si një. Që bashkë jemi më të fuqishëm.

Të kënaqemi në tingujt e autorëve dhe kompozitorëve, interpretuar nga profesionistët shtetëror, muzikantë ushtarak.

Ju uroj çaste të këndshme të shijojmë në “Tingujt e bashkëpunimit, tingujt e Aleancës”!

Faleminderit”.