Reagim i Qeverisë lidhur me shpërndarjen e të pavërtetave për investimet e kompanisë DURA nga ana e partisë politike VMRO-DPMNE
DURA tani më vepron në vendin tonë, VMRO-DPMNE të mos e gënjej opinionin dhe ti mbështes investimet të cilët punësojnë rreth 1000 qytetarë tanë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut fuqishëm i demanton manipulimet e partisë politike VMRO-DPMNE të lidhura me investimin e madh të kompanisë DURA.
Nuk janë të sakta dhe tërësisht janë manipulative informacionet e nxjerra nga ana e VMRO-DPMNE-së, në të cilët thuhet DURA është kompani e bankrotuar. DURA është kompani gjigande e cila veprimtarit e saja në Maqedoninë e Veriut i realizuan nëpërmjet filialit britanik dhe në vend ka vetëm se ka fabrik operative do të angazhohen 1000 të punëtor.
Për më shumë informacione dhe dëshmi opinioni do të informohet në mënyrë direkte nga kompania DURA.
Qeveria apelon deri tek partia politike VMRO-DPMNE që ti mbështesë politikat ekonomike të cilat punësojnë qytetarë maqedonas dhe të mos e dëmtoj imazhin e investitorëve përmes shpërndarjes së dezinformatave.