Zaev: “U mbajt takimi me kryetarin e partisë më të madhe opozitare, biseduam për dy tema, tema e parë janë kandidatët për Qeverinë Kalimtare me propozim të partisë më të madhe opozitare dhe tema e dytë është për ndryshimet e propozuara të Kodit zgjedhor në pjesën e modelit zgjedhor.
Më lejoni të jap sqarim për secilën veç e veç. Më e rëndësishme është të konstatojmë detyrimin tonë që nën mbikëqyrje dhe përgjegjësi të të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, është e rëndësishme të sigurohen zgjedhje të drejta, demokratike dhe të rregullta, pasi që vendi hapëron përpara, në rrugën e drejtë të cilën duhet të vazhdojë. Kjo është përgjegjësi e të gjithëve dhe edhe njëherë do të përkujtoj Qeverinë e ashtuquajtur të Përzhinës ose Qeverinë Kalimtare që u formua në vitin 2016 në bisedimet diku në pranverën e vitit 2018, kur bisedohej për Marrëveshjen e Përzhinës, ne ia lëmë përgjegjësinë opozitës ta bëjë këtë për dy arsye, e para të gjithë të marrin pjesë dhe të trajtohen në mënyrë të barabartë sepse është radha që opozita të kontrollojë Qeverinë, është shumë normale, por edhe të marrë përgjegjësi për kryerjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.
Për ne kjo është një vlerë, një parim dhe një rregull, dhe në rrethana të tilla është normale të diskutohet zbatimi i një zgjidhjeje të tillë juridike të miratuar nga viti 2018. Në këtë zgjidhje ligjore flasim për kandidatët, kur folëm për kandidatët ne normalisht që kemi biseduar që lideri i opozitës si propozues duhet të ketë parasysh kur propozon kandidatë, që të mos jenë persona të akuzuar nga prokuroritë publike të shtetit sepse nuk është as etike dhe as nuk duhet të jetë e lejueshme.
Për këtë shkak, emrat e tjerë, përveç emrit të kandidatit të MPB-së në koordinim të hënën, unë dhe zotëri Mickoski, do të shpallen, me siguri edhe ata do ti tregojnë emrat. Duke pasur parasysh që Mickoski bëri një deklaratë dhe nuk dha emër, unë vetëm do të them që për MPB është propozuar një person ushtarak dhe nga këtu tani lind dilema nëse Kushtetuta e lejon atë sipas nenit 97, Ligji për shërbimin në ushtri dhe Ligji për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Normalisht për shkak të kësaj çështje ne do të këshillohemi me ekspertin tonë publik,ekspertizën profesionale qeveritare e cila ekziston, por bëjmë thirrje edhe tek publiku të jap qëndrimin e saj. Në mënyrë të bukur dhe transparente ti kristalizojmë këto punë.
Paraqitet edhe një dilemë për vitet e kaluara për z.Siljan Avramoski, Mitko Çavkov dhe emra tjerë, ata janë persona të autorizuar, kjo nuk do të thotë se person i autorizuar nuk është person civil. Këtu është problemi se kemi person ushtarak të propozuar ku Kushtetuta qartë përcakton se me mbrojtjen dhe policinë udhëheq person civil i cili ka qenë personal më së paku 3 vjet.
Ne nuk kemi asnjë paragjykim për kandidatin, është e drejta e opozitës dhe ata duhet të emërojnë me të vërtetë kandidatin e tyre. Unë e dëgjova për herë të parë këtë emër edhe pse ai është kolonel në ushtrinë tonë, person ushtarak, por sigurisht që Kushtetuta, Ligjet duhet të zbatohen në shtet, kështu që kemi edhe disa ditë. Unë jam në vijë të hapur dhe këshilltarët tanë nga të dy partitë politike janë në vija të hapura për të ngritur çështjen në publik. E thërras publikun profesionist, thërras gjithashtu MD, MPB dhe mbrojtjen, vjen nga mbrojtja kandidati si person ushtarak të kristalizojmë vetë propozimin që të mundemi në fund të sjellim dikë në gjendje në kundërshtim me Kushtetutën të gjenerojë dhe formalizojë propozime para Kuvendit për shkak se Kuvendi në fund mund të sjell edhe vendim jo të këndshëm. Për shkak se atje janë deputetët ata të cilët marrin vendimin e fundit.
Nga ky aspekt dua të rumbullakoj se të hënën do ti dimë edhe emrat e tjerë, ne presim që parimi të jetë i rëndësishëm, të mos jenë persona të përndjekur apo të jenë nën akuzë të PP në shtet dhe presim dhe presim që kjo çështje të ngritet deri atëherë, që të mund të jemi më të pastër para qytetarëve për shkak se të gjithë funksionojmë dhe ekzistojmë për qytetarët.
Në pjesën e dytë hapëm bisedat për 1 njësi zgjedhore, propozim që është dhënë nga partë më të vogla politike në Kuvend dhe duam të bëjmë përpjekje që kjo çështje që është në rend dite dhe do të vazhdojë të jetë në rend dite deri më 12 shkurt deri sa të shpërndahet Kuvendi.
Në frymën e asaj që përbën një përpjekje për të gjetur zgjidhje reciproke konsensuale, ne kemi diskutuar opsionet e mundshme, të hyjmë për të votuar zgjidhjen ligjore që do të vlejë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të gjetur kompromis këtu dhe gjithsesi listat e hapura të vlejnë edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale që të mos ketë ndikim të drejtpërdrejtë si argument i opozitës.
Nga opozita u bë e ditur se janë të gatshëm që menjëherë pas zgjedhjeve të ulen për këtë çështje, unë dua që ta bashkëbisedoj këtë me partitë më të vogla të bashkësive etnike me partitë më të vogla politike për shkak se nisma ligjërisht në Kuvend për një njësi zgjedhore është e partive politike më të vogla dhe LSDM mbetet në qëndrimin se duhet të ketë një njësi zgjedhore.
Kemi kohë, këtë çështje do ta shqyrtojmë, do të sqarohen dhe do të mbetet aktuale në periudhën e cila është para nesh. Apeloj që gjithsesi të gjendet zgjidhje edhe për këtë çështje. Edhe njëherë potencoj se ne jemi Qeveri transparente, kontrollin më të madh e kanë qytetarët nëpërmjet juve mediumeve dhe drejtpërdrejti sektori civil dhe qytetarët e shtetit.
Opozita duhet të ketë rolin e kontrollit normalisht mbi pushtetin, por edhe opozita duhet të marrë përgjegjësi, që në fund të ditës të gjithë të jemi të përgjegjshëm për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në shtet.