Kryeministri Spasovski u takua me kandidatin për ambasador në Republikën e Shqipërisë, Danço Markovski

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me Danço Markovskin, kandidatin për ambasador të vendit tonë në Republikën e Shqipërisë.

Në takim bashkërisht u konstatua se është në interes tonin vazhdimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore me Republikën e Shqipërisë në planin politik dhe ekonomik, si dhe në pjesën e mbrojtjes dhe perspektivave të komunitetit maqedonas dhe qytetarëve nga vendi ynë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.

U vlerësua se bashkëpunimi i mirë mes dy shteteve është bazë për intensifikimin e marrëdhënieve në plan ekonomik dhe në fushën e kulturës.

Kryeministri Spasovski uroi ambasadorin Markovski për emërimin duke i siguruar mbështetjen e Qeverisë në të gjitha projektet dhe aktivitetet që kanë interes shtetëror.