Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendëskryetarja e ngarkuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, ministri pa portofol, Elvin Hasan dhe kryetari i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski vizituan fabrikën enëve për gatim “Bratstvo Inoks” në Ohër.
Kryeministri Spasovski theksoi se kjo fabrikë është një nga fabrikat me përvojë më të madhe në prodhimin e produkteve nga metali e cila tanimë ka pasuruar prodhimtarinë me transformatorë, enëve të gjëra, si dhe linjën për mbroje sipërfaqësore të veglave nga metali. Investimi i ri i fabrikës, përveç që do të mundësojë produkte për pjesëmarrje dhe konkurrencë në tregjet e rajonit dhe Evropës, gjithashtu hap edhe vende të reja pune dhe me këtë edhe mbështetjen për zhvillimin e ekonomisë lokale.
“Me programin për mbështetjen e investimeve dhe zhvillimit teknologjik, gati 170 kompani morën të drejtën e mbështetjes financiare për investime në furnizimin me makineri dhe pajisje të reja, si dhe për investime në objekte dhe toka. Numër i madh nga këto 170 kompani janë nga ky rajon”, tha Spasovski.
Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Milla Carovska tha se Qeveria zbaton politika ekonomike të përgjegjshme të cilat janë të orientuara drejt përmirësimit të standardit të punëtorëve, si dhe drejt zhvillimit dhe rritjes së subjekteve afariste.
“Kjo do të thotë se investojmë edhe te punëtorët edhe te punëdhënësit. Nga njëra anë është Ligji për mbështetje financiare të kompanive, i cili është pjesë e Planit për rritje ekonomike, dhe nga ana tjetër janë të gjitha masat tjera që janë të orientuara drejt punëtorëve. Investojmë edhe tek të rinjtë dhe i nxisim të punojnë në prodhimtari me mundësi të shfrytëzimit të shtesës për të rinj, e cila do të paguhet çdo muaj në vlerë prej 3,000 denarë mjete shtesë në pagë”, tha Carovska.
Ministri pa portofol, Elvin Hasan, si nënshkrues i autorizuar në emër të Qeverisë i Marrëveshjes për mbështetje financiare me kompaninë “Bratstvo Inoks” tha se kësaj kompanie deri më tani i janë paguar 639,684 denarë.
“Vetëm nëpërmjet komunikimit, bashkëpunimit të ngushtë dhe partneritetit të fuqishëm, të dyja palët mund të jenë të kënaqura, e me këtë edhe qëllimi ynë më i rëndësishëm – qytetari. Vazhdojmë të punojmë në mënyrë transparente, me çka arrijmë rezultate të shkëlqyeshme të cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë në rritjen e interesit të investitorëve të huaj, si dhe investitorëve në vend , të cilët për ne kanë rëndësi të barabartë”, tha ministri Hasan.