Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 11-të të rregullt me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhjen e sotme do të prezantohet Informacioni për rrjedhën e negociatave për aderim në Marrëveshjen e Organizatës Tregtare për Furnizime Publike, si dhe Informacioni për përgatitjen e Mbledhjes së gjashtëmbëdhjetë të Nënkomitetit për transport, mjedis jetësor, energjetikë dhe zhvillim rajonal mes BE-së dhe RMV-së. që do të mbahet më 17 mars të vitit 2020, në Bruksel.
Në këtë mbledhje, Qeveria do të shqyrtojë raportin e gjysmëvjetorit për realizimin e linjës kreditore për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në veprimtari nga fusha e bujqësisë që e realizon Banka e Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut.
Me propozim të Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në rend të ditës në këtë mbledhje është edhe raporti për realizimin e Programit për mbështetjen e sipërmarrësisë, konkurrencës dhe inovacionit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vitin 2019.
Mbledhja e rregullt e 11-të e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është paraparë të fillojë në orën 12:00