“Të nderuar qytetarë dhe besimtarë ortodoksë,
Sot është festa e Faljes. Festë e dashurisë së sinqertë dhe sakrificës ndaj të afërmve. Ditë festive kur kërkojmë falje dhe kur me këtë dhuratë të madhe i fillojmë ditët e agjërimit të madh për Pashkët, si përgatitje për festën e madhe ortodokse.
Mesazhin që e dërgon kjo ditë e sotme festive e cakton rrugën e pajtimit tonë të brendshëm dhe të ndërsjellë dhe na ndihmon në ndërtimin e bashkësisë së qytetarëve të mbushur me dashuri ndaj tjetrit dhe me respektim të ndërsjellë. Ky është koncept i cili na sjellë të mira të gjithëve.
Ua uroj festën e sotme dhe u dëshiroj shëndet të mirë, qetësi shpirtërore dhe bashkim rreth vlerave të vërteta të paqes, miqësisë dhe respektimit të ndërsjellë që i sjellë çdo ditë.
Kjo festë na bën thirrje edhe për atë që t’i lënë pas nesh ndarjet dhe konfliktet.
Na bën thirrje të përgatitemi që sa më fuqishëm të vazhdojmë të ndërtojmë shoqëri të integruar në të cilën diversitetet janë pasuri për shtet stabil dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj.
Para nesh është koha e përgjegjësisë personale dhe shoqërore. Të respektojmë që të jemi të respektuar, të falim dhe do të na falet.
Ua uroj festën të gjithë qytetarëve që sot e festojnë dhe i gëzohen kësaj dite.
Paçi një ditë festive të bukur dhe të qetë, ndërsa ditët para jush, deri në Pashkët, le tu kalojnë në gëzimin e faljes.”