Shtabi kryesor koordinues i krizave, me të cilin kryesoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në të cilin morën pjesë zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie me Bashkësitë, Sadulla Duraki, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev dhe zëvendësministrja plotësuese për Punë të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, ministrja e Financave, Nina Angellovska, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferoski.
Në mbledhjen e Shtabit kryesor koordinues të krizave u prezantuan informacionet më të reja nga Komisioni për sëmundje infektuese, si dhe informacionet nga Qendra për Menaxhim me Kriza dhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, që vijnë nga i tërë territori i vendit dhe veçanërisht nga zonat e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, me qëllim koordinim i tërësishëm i propozimeve dhe masave të cilat do të vijnë si rekomandime deri te Qeveria e RMV-së, e cila në mbledhjen sonte do të vendos për këto.