Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp në të cilën dominoi propozimi për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, potencoi se me sjelljen e saj nuk do të thotë se me automatizëm do të hynë në fuqi restrikcionet për lirin dhe lëvizjen e qytetarëve.
“Edhe në gjendje të jashtëzakonshme nuk ndalet jeta. Ideja jonë është që sa ma shpejt dhe normalisht të funksionoj ekonomia, gjithsesi me masat të cilët janë në mbrojtje të shëndetit publik dhe shëndetit të qytetarëve. Gjendje të jashtëzakonshme vetëm i jep mundësi Qeverisë dhe krijohen kushte për zbatim më të shpejt dhe efikas të masave për parandalimin dhe mbrojtjen e gjendjes shëndetësore të qytetarëve. Për mbrojtje të shoqërisë sonë dhe ekonomisë sonë,” theksoi Kryetari i Qeverisë në konferencën e sotme.
Kryeministri Spasvoski theksoi se në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria do të veproj pa ndërprerë në luftën kundër virusin dhe do të mund të zbatoj masa për shpëtim të ekonomisë dhe t’iu dal në ndihmë kompanive dhe qytetarëve.
"Nëse shpallet një gjendje e jashtëzakonshme, Qeveria do të jetë në gjendje të miratoj me fuqi ligjore dhe të merret më lehtë me situatat kur duhen bërë ndryshime të caktuara. Ju bëj thirrje qytetarëve të kenë durimi, qetësisë dhe përgjegjësisë në një situatë të tillë. Ka furnizim të bollshëm me ushqim, karburant dhe gjithçka që nevojitet. Kjo do të thotë që jeta normale në vend zhvillohet në këto kushte të krijuara rishtazi”, sqaroi kryeministri Spasovski.
Krijohen kushte për të gjithë ata që janë të përfshirë në luftën kundër këtij virusi: punonjës të shëndetit, policë, pjesëtarë të ushtrisë, zyrtarë, institucione, Qeveria me sukses ti realizoj detyrat e tyre profesionale me ballafaqimin e kësaj krize humanitare.
Kryeministri Spasovski në paraqitjet e tij publike sot, theksoi se publiku do të informohet çdo ditë për çdo vendim të marrë dhe që do të jetë i ndërlidhur me gjendjen e jashtëzakonshme, publiku do të jetë i informuar në bazë ditore, ndërkaq për zbatimin e këtyre vendimeve do të sillen udhëzime shtesë dhe në bazë të kësaj do ë jetë shumë e qart se kush dhe si duhet të sillet.
Se si do miratohen do të varet nga të gjithë. Nga ajo se si sjellkemi. Në rast se respektojmë masat, i ndjekim rekomandimet për mbrojtje të familjeve tona dhe për mbrojtje tonë personale dhe për mbrojtje të ambientit në të cilin jetojnë, atëherë do të kalojë shumë më lehtë. Në rast se jo, atëherë nuk përjashtohet që të vendosen masa më strikte për të cilën në kohë do të lajmëroheni,” është qëndrimi i Kryetarit të Qeverisë së RVM-së, Oliver Spasovski nga konferencat e sotme për shtyp në të cilën dominoi propozimi për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.