Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, detajish informoi për fotografinë klinike të pacientes që humbi jetën nga virusi korona

“Në fillim dua të shpreh ngushëllime deri te familja e së ndjerës. Të dhënat i mora nga spitali në Kumanove dhe nga Shërbimi për epidemiologji nga Qendra për Shëndet Publik. Kontrolli i parë i gruas së ndjesë është bërë më 16 mars. Ajo ka ardhur me pasur temperaturë dhe pa simptome të tjera dhe kollë. Sipas deklaratave, menjëherë janë parashtruar pyetje nga anketa epidemiologjike në të cilën ajo është përgjigjur negativisht: Se nuk ka udhëtuar jashtë, nuk ka pasur kontakt me persona të cilët kanë udhëtuar prej vendeve me rrezik. I është dhënë terapi dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak.Herën e dytë, më 17 mars ka ardhur bashkë me djalin. Të dy kanë pasur temperaturë të lartë por pa kollë. Përsëri është bërë anketë epidemilogjike në të cilën janë  i cili tani është mohuar çfarëdo lidhje me kontakt eventual me të sëmurë apo person nga jashtë apo udhëtim jashtë vendit, sipas deklaratave të burimeve nga spitali në Kumanov. Më 17 dhe 18 mars marrin terapi, ata përsëri nuk kanë kollë dhe ky është trajtim në spitalin ditor. Më 19 mars është konstatuar gjendje më e rëndë e mushërive, është konstatuar pneumoni dhe të dy  janë transferuar në  repartin për izolim”, potencoi ministri Filipçe.

 

 

Sipas deklaratave të saj në spitalin në kumanovë, ajo nuk ka pasur sëmundje kronike që kishte mundur ta komplikojë gjendjen. Ajo vetëm ka marrë ilaçe në mënyrë të rregullt kundër hipertiroidizmit.

Ministri Filipçe deklaroi se edhe atëherë edhe te nëna edhe tek i biri janë marrë mostra – material për testin korona. Më 19 dhe 20 janë bërë 2 analita të materialit. Më 19 të dy rezultojnë negativ. Më 20 mars testi i nënës përsëritet, duke marrë parasysh rekomandimet e Organizatës Botërore Shndetësore – nëse testi negativ është në kombinim me fotografi klinike më të rëndë që mund të tregojë në ekzistimin e sëmundjes shkaktuar nga virusi korona. Edhe ai test përsëri është negativ.

“Më 21 mars gjendja përkeqësohet. Janë bërë përpjekje për reanimacion, por fatkeqësisht ato ishin të pasuksesshme, pas së cilave pacientja ndërron jetë. Duke pasur parasysh se edhe komplikimi është i pazakontë për sëmundje tjetër, është marrë edhe një material pas vdekjes, i cili pas ka rezultuar pozitiv me virusin korona”, tha ministri Filipçe.

Janë testuar përsëri materialet e marra paraprakisht. Përsëri të njëjtat kanë rezultuar negative.

“Bisedojmë në mënyrë intensive me ekspertët, konsultuam literatur, askund në botë nuk është 100 % sensitiv dhe kjo është dëshmuar. Lidhur me punonjësit shëndetësor, për momentin po bëhet anketë epidemiologjike me të gjithë dhe do të veprohet në përputhje me informacionet, të dhënat, mënyrën e qasjes se a do të shkojnë në izolim apo eventualisht do të bëhen testime eventuale”, theksoi ministri Filipçe.