Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se vazhdon periudha e mungesës së paguar nga puna për shkak të përkujdeset për fëmijët e sapolindur dhe fëmijët e adoptuar deri në skadimin e kohëzgjatjes së masave të përkohshme. Me dekretin me fuqi ligjore të Ligjit për marrëdhënie pune që e solli Qeveria, mungesa nga puna e punëtoreve për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe prindërimit dhe adoptimit, vazhdon të vijojë edhe kompensimi i pagës vazhdon të paguhet deri në skadimin e kohëzgjatjes së masave të përkohshme për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi i koronavirusit Kovid-19
Vazhdimi i pushimit të lindjes do të rregullohet përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale tregon se mbrojtja e amësisë është primare ndërsa kujdesi për shëndetin dhe sigurinë e nënave dhe fëmijëve nuk ka alternativë.