Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe dhe dr. Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik, sot mbajtën konferencë për shtyp ku informuan për masat shtesë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, si dhe për buletinin më të ri shëndetësor për gjendjen me mjekimin dhe përhapjen e virusit korona.
Kryeministri Spasovski, në konferencën për shtyp informoi se në mbledhjen e sotme të 36-të , me propozim të Komisionit për sëmundje infektive në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të përgjithshëm të krizave, u soll plotësim i Vendimit për ndalim të lëvizjes së qytetarëve në tërë territorin e shtetit, gjegjësisht për vazhdimin e orës policore në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas këtij plotësimi, ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në nivel të tërë territorit, çdo ditë punë, nga e hëna deri të premten, nga ora 16:00 deri në orën 05:00 ditën e ardhshme.
Gjatë fundjavës ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve prej ditës së premte në orën 16:00 deri të hënën në orën 05:00, në tërë territorin e shtetit.
Për personat mbi moshën 67 vjeç ndalohet lëvizja nga e hëna deri të premten, përveç në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00.
Për të rinjtë deri në moshën 18 vjet ndalohet lëvizja gjatë gjithë ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00
Sipas Vendimit, ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në vende publike dhe hapësira publike në grupe më të mëdha se dy persona, me ç’ rast është e lejuar prindi të jetë në grupë më të madhe me fëmijët e tij deri në 14 vjet.
Ndalesat e reja hyjnë në fuqi të mërkurën, më 8 prill të vitit 2020, në orën 16:00.
Për aktivitetet bujqësore lejohet lëvizja brenda territorit (zonat) të fshatrave, ekskluzivisht për nevoja pune.
Farmacitë do të punojnë pa probleme, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të hartojë plan për funksionimin e qetë të institucioneve shëndetësore.
Përjashtimet nga ndalesa e lëvizjes vlejnë për policinë, ushtrinë, punonjësit shëndetësorë (në ISHP dhe IPSH, si dhe mjekët e familjes) dhe për dyqanet e restorantet që kryejnë dorëzim të produkteve, me ç’ rast angazhimet e tyre ata do t’i realizojnë pa probleme.
Shtabet komunale në kuadër të aktiviteteve të tyre të krizave të organizojnë për të organizuar shpërndarjen e artikujve të nevojshëm për të moshuarit dhe personat nga grupet e rrezikut.
Qëllimi i këtyre masave si dhe të të gjitha masave të sjella, theksoi Kryetari i Qeverisë Spasovskki, janë para së gjithash mbrojtje e shëndetit publik dhe mbrojtje e shëndetit të secilit njeri.
“Faza në të cilën po hyjmë është ndoshta një fazë në të cilën do t’i presim sfidat më të mëdha, kjo është një fazë e re radikale edhe për stabilitetin e sistemit shëndetësor, mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, shëndetin individual dhe kolektiv, për ekonominë dhe qëndrueshmërinë e kontekstit shoqëror. Secili prej nesh duhet të jep kontribut maksimal për këtë gazë kritike në të cilën hyjmë ta kalojmë me dëme më të vogla. Ta dini, në fund do ta ndalim armikun, por – kjo betejë do të zgjasë. Vetëm bashkë mund ta ulim forcën e ofensivës”, theksoi Kryeministri Spasovski dhe shtoi se varet nga secili prej nesh se sa do zgjasë dhe me çfarë intensiteti do të luftojmë kundër virusit korona.
Kryeministri Spasovski në konferencën për shtyp potencoi se duhet të jemi të ndershëm dhe të sinqertë dhe ti pranojmë paralajmërimet e ekspertëve se gjatë dy deri në tre javët e ardhshme do të arrijmë kulmin e numrit të të infektuarve nga virusi korona, i cili pritet të jetë ndërmjet 2.000 dhe 2.500 raste të konfirmuara,
“Më mirë të përgatitemi për më shumë dhe të jenë më pakë, në vend se të përgatitemi për më pak dhe të ndodh e kundërta. Kërcënimi është i tmerrshëm – radikal. Prandaj edhe sjellja jonë, e secilit prej nesh, mund të jetë radikalisht më ndryshme prej tani”, tha Kryeministri Spasovski.
Gjatë fjalimit të tij në konferencën për shtyp, me rastin e masave shtesë më restriktive për lëvizjen e qytetarëve, Kryeministri Spasovski theksoi se këtë vit, festat e Pashkëve dhe Ramazanit, si dhe të gjitha festat e tjera në këtë periudhë, duhet dhe do t’i kalojmë në shtëpi.
“Këtë vit, besimtarët do ti dërgojnë lutjet e tyre nga shtëpia. Mesazhet për Pashkët për fitoren ndaj vdekjes, ti dërgojmë prej ne shtëpi. E njëjta vlen edhe për mesazhet e Ramazanit. Prej në shtëpi, nëpërmjet telefonit, përmes internetit, secili nga familja e vet, nga shtëpia e vet dhe jo të grumbulluar në shtëpitë e të afërmve dhe mysafirëve. Kjo nuk do të na bëjë besimtarë më të dobët – përkundrazi, kjo do të na e përforcojë shpirtin, sepse të gjithë e dimë se me këtë shpëtojmë jetë!”, theksoi Kryeministri Spasovski.
Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri edhe njëherë apeloi që është shumë me rëndësi të respektohen masat, sepse vetëm në atë mënyrë qytetarët do ta mbrojnë vetveten, familjet e tyre, miqtë e tyre dhe punonjësit shëndetësorë të cilët në këto momente janë heronjtë tanë.
“Dhe ta dini, shteti ka kapacitete! Për momentin janë më shumë se 1,000 shtretër në kapacitetet e spitalit, në rast se vjen deri te hospitalizomi i qytetarëve të sëmurë. Por, le të tregohemi heronj dhe mos ta sjellim punën deri aty. Nesër është Dita Botërore e Shëndetit dhe këtë vit OBSh-ja plotësisht ua kushton punonjësve shëndetësorë dhe në këtë kontekst dua tu them që ta mbrojnë veten, që të mund të na mbrojnë të gjithëve, familjet tona dhe shëndetin publik”, potencoi ministri Spasovski.
Kryeministri Spasovski tha që Qeveria vazhdon ta ndjek gjendjen dhe si deri më tani, rregullisht dhe saktë do ti ë informojmë për gjendjen dhe të gjitha masat që do të miratohen.
Spasovski me këtë rast, thirri që mos të krijohen lajme të rrejshme dhe dezinformata. Ato krijojnë panik të pabazë. Kanë pasojë edhe në gjendjen shoqërore por edhe në shëndetin kolektiv të qytetarëve, dhe thirri mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale të thirren në unitet në të dhënat zyrtare të publikuara nga institucionet kompetente.
Spasovski: Kërcënimi është radikal, prandaj edhe sjellja e secilit prej ne duhet të jetë radikalisht ndryshe prej tani që të mbrohemi dhe sa më shumë ta minimializojmë ndikimin mbi ekonominë
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe dr. Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik, sot mbajtën konferencë për shtyp ku informuan për masat shtesë për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve si dhe për buletinin më të ri për gjendjen me mjekimin dhe përhapjen e virusit korona.
Fjalimin e Kryeministrit Spasovski, si pjesë e kësaj kumtese ua dërgojmë në tërësi:
Tani më secili prej nesh e ka të qartë se mënyra e jetesës ka ndryshuar tërësisht. Jetojmë në kohë të pandemisë siç nuk kemi parë deri më sot. Bota po lufton me armik të padukshëm i cili çdo ditë po merr një numër të madh viktimash në të gjithë shtetet. Asnjë shtet nuk arriti të mbrojë kufijtë nga armiku. Virusi nuk njeh kufij, virusi nuk zgjedh kë do e sulmojë dhe absolutisht asnjëri nuk është i mbrojtur as i kursyer.
Bota tani po numëron mbi 1,2 të infektuar dhe afër 70,000 raste vdekje si pasojë e virusit korona, ndërsa pasojat e ndikuara në ekonomi dhe shoqëri nuk mund të numërohen. Te ne numri i të infektuarve me virusin korona e tejkaloji numrin prej 550.
Ne e kyçëm alarmin në kohë dhe në mënyrë të përshkallëzuar sollëm masa me të cilat e ngadalësuam përhapjen e virusit. E pritëm të përgatitur rastin e parë të virusit dhe në fazën e parë të epidemiologjisë arritëm të amortizojmë goditjen mbi sistemin tonë shëndetësor.
Masat i sollëm në etapa me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, Shtabit kryesor të krizave dhe Organizatës Botërore të Shëndetit. Prioriteti ynë i vazhdueshëm është që ti mbrojmë qytetarët dhe shëndetin kolektiv dhe sa më shumë të minimizojmë ndikimin negativ mbi ekonominë.
Duke ndjekur përvojat e vendeve tjera që u përballën me COVID-19 para nesh, pritëm dhe njoftuam se do të hyjmë në fazë kur epidemiologjia do të ndryshojë rrjedhën e sa, ndërsa numri i të infektuarve do të rritet.
Numri më i madh i të infektuarve do ta kalojnë sëmundjen me simptome të lehta, por shumia do të kenë nevojë për trajtim mjekësor. Fatkeqësisht disa e humbën betejën, ndërsa do të ketë edhe persona tjerë, bashkëqytetar tanë, të cilët do ta humbin betejnë me virusin korona.
Këto informacione janë më së paku të dëshiruara dhe shumë vështirë të thuhen dhe të pranohen. Këto janë momente të vështira për secilin, por fatkeqësisht të pashmangshme në situatën në të cilën gjendemi. Secili prej nesh do të kishte dashur ta dijë se kur kjo do të përfundojë, por ende nuk ka përgjigje për këtë pyetje.
Faza në të cilën po hyjmë është faza në të cilën presim të ballafaqohemi me më së shumti kriza.
Kjo është fazë e re, radikale edhe për stabilitetin e sistemit shëndetësor, për mbrojtjen e punonjësve shëndetësor, për shëndetin individual dhe kolektiv, për ekonominë dhe qëndrueshmëria e kontekstit shoqëror.
Tani secili prej ne duhet të jep kontribut maksimal, që kjo fazë kritike në të cilën po hyjmë ta kalojmë me s më pak dëme. Ta dini, në fund do ta ndalim armikun, POR – kjo betejë do të zgjasë, Vetëm bashkë mund ta ulim forcën e ofensivës.
Varet nga secili prej ne se sa gjatë dhe me çfarë intensiteti do të luftojmë me virusin korona.
Duhet të jemi të sinqertë. duhet të jemi të ndershëm dhe të sinqertë dhe ti pranojmë paralajmërimet e ekspertëve se gjatë dy deri në tre javët e ardhshme do të arrijmë kulmin e numrit të të infektuarve nga virusi korona, i cili pritet të jetë ndërmjet 2.000 dhe 2.500 raste të konfirmuara. Por, më mirë të përgatitemi për më shumë dhe të jenë më pakë, në vend se të përgatitemi për më pak dhe të ndodh e kundërta.
Kërcënimi është i tmerrshëm – radikal.
Prandaj edhe sjellja jonë, e secilit prej nesh, mund të jetë radikalisht më ndryshme prej tani.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të Komisionit për sëmundje infektive në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit kryesor të krizave, sot solli plotësim të Vendimit për ndalim të lëvizjes së qytetarëve në tërë territorin e shtetit, gjegjësisht për vazhdimin e orës policore në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Më saktë:
Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në nivel të tërë territorit, çdo
ditë punë, nga e hëna deri të premten, nga ora 16:00 deri në orën 05:00 ditën e
ardhshme.
Gjatë fundjavës ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve prej ditës së premte në orën 16:00
deri të hënën në orën 05:00, në tërë territorin e shtetit.
Për personat mbi moshën 67 vjeç ndalohet lëvizja nga e hëna deri të premten, përveç
në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00.
Për të rinjtë deri në moshën 18 vjet ndalohet lëvizja gjatë gjithë ditëve të punës, prej të
hënës deri të premten, përveç në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00
Sipas Vendimit, ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në vende publike dhe hapësira
publike në grupe më të mëdha se dy persona, me ç’ rast është e lejuar prindi të jetë në
grupë më të madhe me fëmijët e tij deri në 14 vjet.
Ndalesat e reja hyjnë në fuqi të mërkurën, më 8 prill të vitit 2020, në orën 16:00.
Për aktivitetet bujqësore lejohet lëvizja brenda territorit (zonat) të fshatrave, ekskluzivisht
për nevoja pune.
Farmacitë do të punojnë pa probleme, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të hartojë
plan për funksionimin e qetë të institucioneve shëndetësore.
Përjashtimet nga ndalesa e lëvizjes vlejnë për policinë, ushtrinë, punonjësit shëndetësorë (në ISHP dhe IPSH, si dhe mjekët e familjes) dhe për dyqanet e restorantet që kryejnë dorëzim të produkteve, me ç’ rast angazhimet e tyre ata do t’i realizojnë pa probleme.
Shtabet komunale në kuadër të aktiviteteve të tyre të krizave të organizojnë për të organizuar shpërndarjen e artikujve të nevojshëm për të moshuarit dhe personat nga grupet e rrezikut.
Këto masa shtesë hyjnë në fuqi të mërkurën më 8 prill.
Qëllimi i këtyre masave si dhe të të gjitha masave të sjella, theksoi Kryetari i Qeverisë Spasovskki, janë para së gjithash mbrojtje e shëndetit publik dhe mbrojtje e shëndetit të secilit person.
Të nderuar qytetarë,
Këtë vit, festat e Pashkëve dhe Ramazanit, si dhe të gjitha festat e tjera në këtë periudhë, duhet dhe do t’i kalojmë në shtëpi.
Këtë vit, besimtarët do ti dërgojnë lutjet e tyre nga shtëpia. Mesazhet për Pashkët për fitoren ndaj vdekjes, ti dërgojmë prej ne shtëpi. E njëjta vlen edhe për mesazhet e Ramazanit. Prej në shtëpi, nëpërmjet telefonit, përmes internetit, secili nga familja e vet, nga shtëpia e vet dhe jo të grumbulluar në shtëpitë e të afërmve dhe mysafirëve. Kjo nuk do të na bëjë besimtarë më të dobët – përkundrazi, kjo do të na e përforcojë shpirtin, sepse të gjithë e dimë se me këtë shpëtojmë jetë!
Jetët tona varen nga sjellja e secilit nga ne – askush nuk ka të drejtë të rrezikojë jetën e dikujt tjetër – ndërsa nuk do të rrezikojmë po qëndruam në shtëpi.
Të bashkohemi të gjithë dhe të ndalojmë virusin i cili iu kërcënua njerëzimit.
Populli dhe shteti munden bashkërisht ta parandalojnë përhapjen e virusit.
Këtë betejë nuk mund ta fitojmë vetë. Mundemi vetëm bashkë. Secili prej nesh është i përgjegjshëm Prandaj ulni kontaktet fizike në minimun. Rrini në shtëpi sa më shumë. Tani është akt heroik të rrihet në shtëpi dhe të gjitha komunikimet dhe obligimet të kryhen prej në shtëpi. Dilni vetëm kur e keni patjetër. Vetëm nëse shkoni në punë apo keni nevojë urgjente. Kur dilni përmbahuni masave më themelore për mbrojtje, higjienë, larje e shpeshtë e duarve dhe mbajtja e distancës nga të tjerët.
Vetëm në këtë mënyrë do ta mbroni vetveten, familjet tuaja, miqtë tuaj dhe punonjësit shëndetësorë, të cilët në këto momente janë heronjtë tanë.
Dhe ta dini, shteti ka kapacitete!
Për momentin janë më shumë se 1,000 shtretër në kapacitetet e spitalit, në rast se vjen deri te hospitalizomi i qytetarëve të sëmurë. Por, le të tregohemi heronj dhe mos ta sjellim punën deri aty. Nesër është Dita Botërore e Shëndetit dhe këtë vit OBSh-ja plotësisht ua kushton punonjësve shëndetësorë dhe në këtë kontekst dua tu them që ta mbrojnë veten, që të mund të na mbrojnë të gjithëve, familjet tona dhe shëndetin publik.
Qeveria vazhdon ta ndjek gjendjen dhe si deri më tani, rregullisht dhe saktë do ti informojmë për gjendjen dhe të gjitha masat që do të miratohen.
Edhe njëherë apeloj që mos të krijohen lajme të rrejshme dhe dezinformata. Ato krijojnë panik të pabazë. Kanë ndikim edhe në gjendjen shoqërore por edhe në shëndetin kolektiv të qytetarëve.
Ftoj mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale të thirren në unitet në të dhënat zyrtare të publikuara nga institucionet kompetente.
Ju, të nderuar qytetarë, përmbahuni maksimalisht masave, jini të përgjegjshëm, të ndërgjegjshëm dhe solidarë. Vetëm në këtë mënyrë do ta tejkalojmë këtë krizë.