Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 39-të e miratoi vendim për rishpërndarjen e fondeve ndërmjet shfrytëzuesve të buxhetit të qeverisë qendrore dhe ndërmjet fondeve, sipas të cilit në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, në pjesën e veçantë në nën-kolonën e parë të kolonës së shpenzimeve të Buxhetit bazë, është bërë rishpërndarja e fondeve në vlerë prej 6,542,000,000 denarë.
Qëllimi i vendimit të propozuar është të sigurojë fonde për zbatimin e masave ekonomike të miratuara nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ballafaqimin me krizën e shkaktuar nga pandemia e virusit korona Kovid-19.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe e miratoi informacionin për nevojën e aderimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët për prokurim të barnave dhe pajisjes mjekësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian dhe e ngarkoi dhe e autorizoi Ministrin e Shëndetësisë që ta nënshkruajë dhe ta zbatojë në mënyrë përkatëse marrëveshjen e përbashkët për prokurim të barnave dhe pajisjeve mjekësore..
Qeveria miratoi ndryshimet të dekretit për mbështetje të punëdhënësve nga sektori privat të goditur nga kriza shëndetësore ekonomike për shkak të pagesës së pagave për muajt prill dhe maj të vitit 2020 dhe me këto ndryshime hiqet kushti që udhëheqësit dhe pronarët e bizneseve të punësuar te të njëjtit të mos e shfrytëzojnë masën (në drejtim të mbrojtjes të kompanive mikro dhe të vogla) dhe plotësohet me kushtin që numri i të punësuarve duhet të mbahet 2 muaj pas shfrytëzimit të masës gjegjësisht deri në qershor të vitit 2020.
Në mënyrë plotësuese u sqarua se në këtë masë kompanitë nuk mund të aplikojnë vetëm për punonjësit e tyre për të cilët janë të liruar nga pagesa e kontributeve dhe tatimit personal nëpërmjet të projekteve “Maqedonia punëson” ose në rast se vendosin të shfrytëzojnë masën për subvencionim të 50 % nga kontributet në gjendje të jashtëzakonshme, e cila është pjesë e grupit të parë të masave për ballafaqimin e krizave.
Në këtë mbledhje është miratuar konkluzioni për vendosjen e mekanizmit qendror për pranimin, ndjekjen dhe shpërndarjen e të gjitha donacioneve dhe ndihmave që Republika e Maqedonisë së Veriut i merr, me të cilën do të udhëheq zëvendësi i kryetarit të Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani si Koordinator nacional për ndihmat e huaj.
Në bazë të konkluzioneve, donacionet dhe ndihmat që do të pranohen, do të deponohen në mënyrë të centralizuar, në një vend dhe do të shpërndahen në bazë të nevojave dhe prioriteteve pas kërkesave të parashtruara nga ana e institucioneve shtetërore.
Në propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ministrat sot e shqyrtuan dhe miratuan Dekretin për zbatimin e Ligjit për akreditim gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, e cila parashikon anulim të afateve për dorëzim të raportit për programin e realizuar të punës së Institutit për akreditim të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019, si dhe raportin e punës së Këshillit për vitin 2019 dhe Këshillit mbikëqyrës për kontroll material-financiar për vitin 2019, gjatë zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Vlera e certifikatave për akreditim, afati i të cilëve ka skaduar ose do të skadojë gjatë zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe i certifikatave për akreditim, afati i së cilës do të skadojë në periudhën prej katër muajve pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, sipas këtij Dekreti vazhdohet deri në përfundimin e procedurës për ri-akreditim nga vlerësimi i parë i ardhshëm.
Trupat për vlerësimin e përshtatshmërisë certifikatat për akreditim e të cilave kanë skaduar ose do të skadojnë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme detyrohen të iniciojnë procedurë për ri-akreditim në afat prej 30 ditësh pas ndërprerjes të gjendjes së jashtëzakonshme.
Mbikëqyrësit mbi plotësimin e kërkesave për akreditim dhe procedurat për ri-akreditim të cilat është dashur ose duhet të realizohen gjatë zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme prolongohen gjatë kësaj gjendje dhe do të realizohen pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Gjatë zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, mund të përfundojnë procedurat për akreditim, ri-akreditim dhe vlerësimet mbikëqyrëse vlerësimet e të cilave janë realizuar edhe me vlerësim të dokumenteve të nevojshme
Sipas Dekretit, trupat për vlerësim të përshtatshmërisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mund të dorëzojnë kërkesë për akreditim dhe dokumente tjera në lidhje me procedurat për akreditim nëpërmjet rrugës elektronike.
Në mbledhjen e sotme të 39-të u shqyrtua dhe u miratua Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, dispozitat e të cilit i rregullojnë afatet për vendosje pas kërkesave për miratimin e mbështetjes financiare dhe pagesës së mbështetjes financiare, për lidhjen e marrëveshjeve për mbështetje financiare, uljen e mbështetjes financiare për shkak të mos plotësimit të detyrimeve të kontratës nga marrëveshjet për mbështetje financiare, për plotësimin dhe sqarimin e kërkesës për mbështetje financiare, për afatet e realizimin e investimeve lëndë e marrëveshjeve për mbështetje financiare, kryerjen e kontrollove në vend ngjarje të marrëveshjeve për mbështetje financiare, të cilët skadojnë ose do të skadojnë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, të prolongohen dhe të vazhdohen për 60 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Afatet e përcaktuara me marrëveshjet për mbështetje financiare për realizimin e investimeve, pushojnë së rrjedhuri gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe vazhdojnë të rrjedhin pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, por vetëm për aq ditë sa janë ndërpre edhe atë nga dita e skadimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
Në përputhje me këtë Dekret, afatet për parashtrimin e kërkesave për mbështetje financiare të përcaktuar në shpalljen publike për parashtrimin e kërkesave për mbështetje financiare me Programin IPARD 2014-2020, prolongohen gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe vazhdojnë të rrjedhin pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme.