Linjat e telefonit për mbështetje psikologjike të punësuarve në MPB

Ministria e Punëve të Brendshme i informon punonjësit e saj, janë lëshuar në funksion tre linja telefonike, në të cilat psikologët e punësuar në Ministri do të jenë në dispozicion për bisedë dhe mbështetje psikologjike të efektivëve të policisë dhe familjeve të tyre për tejkalimin më të lehtë të situatës me koronavirus.

Numrat e telefonit me të cilët mund të telefonojnë efektivët e policisë janë 

072/911-704, 072/911-705 dhe 072/911-706 dhe ato do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 21:00, dhe nëse është e nevojshme pas përfundimit të këtyre orëve.

Hapja e këtyre linjave telefonike ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit mendor të punonjësve në Ministri, përkatësisht të efektivëve të policisë që janë gjithmonë në linjën e parë në përballjen me koronavirusin, njerëzve në izolim dhe familjeve të tyre

Këshilla dhe mbështetja që do të marrin nga psikologët përmes linjës telefonike kanë për qëllim  më të lehtë trajtimin e frikës, ankthit, panikut, ndjenjës së pafuqisë, trishtimit, obsesionit dhe mendimeve negative që lindin në situata të tilla krize. Në këto periudha të vështira, Ministria e Brendshme u dërgon një mesazh të gjithëve oficerëve të policisë se ata nuk kanë mbetur vetëm dhe se menaxhmenti po merr të gjitha masat e nevojshme për ndihmë dhe mbrojtje adekuate në momentet kur të gjithë të bashkuar do t’i kapërcejmë lehtë.