Mickoski: Në 100 ditët e para kemi subvencione të rritura për elbin dhe grurin, pagesën e 1 miliard denarëve të subvencioneve të prapambetura, historikisht çmim më të lartë të rrushit dhe shumë projekte të tjera

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske tha se në 100 ditët e para të mandatit në bujqësi janë ndërmarrë hapa të mëdha, duke theksuar se pagat e prapambetura në Pyjet Ncionale dhe Sh.A. Ujësjellësi janë paguar, janë paguar 1 miliard denarë për subvencione të prapambetura, janë rritur subvencionet për elbin dhe grurin dhe është arritur çmimi më i lartë i blerjes për rrushin.

“Absolutisht, si në të gjithë sektorët edhe në bujqësi në këto 100 ditë u ndërmorrën shumë hapa. Do t'ju kujtoj për ato pagat e vonuara në dy institucionet kyçe, e ato janë Pyjet Nacionale dhe Sh.A. Ujësjellësi. Bujqve u janë kthyer borxhe prej mbi një miliard e dyqind e pesëdhjetë milionë denarë, këto janë borxhe të vjetra, përveç pagesave rrjedhëse. Më tutje, kemi pasur subvencione, vendim për subvencione për një kilogram grurë të shitur, elb e kështu me radhë, por mund të them gjithashtu se historikisht çmimet më të larta janë arritur për blerjen e rrushit nga vreshtarët dhe mund të them me të vërtetë se deri tani gjërat ngadalë por sigurtë marrin kahjen e natyrshme, këtu nuk duhet t'i nënvlerësojmë, as kultivuesit e kumbullave që poashtu ishin të mbështetur nga Ministria dhe nga Qeveria, kultivuesit e mollëve, e patë që ministri ishte aty, bisedonte, pres që të jetë njësoj edhe me prodhuesit e duhanit. Kështu që si në çdo sektor, atje po ndodhin ndryshime serioze", deklaroi kryetari i Qeverisë, Mickoski.