Është vërtet ndjenjë e mrekullueshme, se sa në thelb kjo tregon se populli ynë është i rëndomtë, populli ynë është mirënjohës, populli ynë është punëtorë, i vlefshëm dhe sa pak duhet që një njeri të jetë i lumtur. Jam mirënjohës që mund ta shoh këtë sot në fytyrat tuaja dhe është frymëzim për ne që të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në mënyrë që në periudhën e ardhshme të ofrojmë pensione edhe më të mëdha, për të mundësuar edhe më shumë perspektivë për nipërit, djemtë, vajzat tuaja, t'i shihni nipërit tuaj këtu në Maqedoni sepse nuk ka dhimbje më të madhe se kur një nënë, një gjyshe, ndahet nga fëmija i saj, i cili largohet nga vendi i tij, vendlindja e tij për shkak të mungesës së perspektivës, zhgënjimit, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me pensionistët në Komunën e Gazi Babës.
Kjo që sot po ndodh paraqet vërtetë një konfirmim se këtij populli paqësor pak i duhet për të qenë i lumtur dhe dëshira jonë dhe lumturia jonë është kur ju shohim të lumtur. Ju lutem t’ju shohim kështu gjatë gjithë kohës, iu drejtua kryeminitri pensionistëve.
Kryeministri Mickoski theksoi se Qeveria vazhdon të punojë me përkushtim për të gjithë qytetarët.
Vazhdojmë edhe më tej, ishte thjesht një premtim i zakonshëm parazgjedhor; shumë njerëz na pyetën ku do t'i gjeni paratë, si do t'i gjeni paratë - ne arritëm të gjenim para, dhe ne i gjetëm paratë në një mënyrë që nuk donim t'u vidhnim qytetarëve, nuk donim t'ju vidhnim juve, por ne deshëm të punojmë me ndershmëri, me dinjitet dhe në atë mënyrë të kemi më shumë hyrje në buxhet dhe me atë hyrje në buxhet t'ju mundësojmë që të shijoni atë që keni merituar duke punuar shumë gjatë gjithë jetës suaj të punës. Pse duhej të kalonin 100 ditë? Sepse këto 100 ditë kur e bënim planin supozohej se ishin të mjaftueshme që të mund të grumbullonim mjaftueshëm kursime që të mundësojmë të kemi gjysmën e parë të shumës që premtuam, dhe më pas për 6 muaj të tjerë me buxhetin e ri dhe gjysmën e dytë që në afat prej 9 muajve e jo në vit të realizojmë premtimin që kemi bërë, tha ai.
Mickoski rikujtoi se çfarë kanë trashëguar nga qeveria e kaluar, duke theksuar se duan të realizojnë atë që kanë premtuar. Dhe ngadalë por sigurtë, me shumë durim, me shumë urtësi, pjekuri dhe strategji për ta realizuar atë.
Situata ishte shumë e ndërlikuar, shumë e vështirë, ditën e parë kur erdhëm në punë, 24 qershor, fatura e qeverisë ishte - 200 milionë euro. Asnjë Qeveri nuk ka hasur një cunami të tillë siç ka hasur kjo Qeveri. Kemi punuar shumë, me mund, me ndershmëri dhe mund të them që dalëngadalë por me siguri të ardhurat në buxhet po rriten sepse popullin nuk e vjedh më askush, nuk ka të drejtë ta vjedhë, por duhet të punojnë për popullin, të jetë shërbëtor i popullit. DAP rriti të ardhurat e saj, Dogana rriti të ardhurat e saj dhe kështu ka më shumë për ju, më shumë për qytetarët. Këtë e kemi premtuar si Qeveri dhe këtë do ta punojmë. Por ka edhe gjëra të tjera që bëmë, të cilat mund të mos i kishit parë ndërkohë dhe nuk donim të flisnim shumë. Të punojmë më shumë, të flasim më pak, theksoi kryeministri.
Para se të bëhet ribalancimi i buxhetit në të cilin ishin paraparë këto rritje të pensioneve, ai tha se Qeveria e kaluar ka harruar në versionin e parë të buxhetit aktual të parasheh as më pak as më shumë 5 miliardë denarë. Për aktualet janë 80 milionë euro, dhe nuk bëhet fjalë për ato të rriturat, për të tanishmet kanë munguar 5 miliardë denarë. Kështu që me ribalancimin jo vetëm që I siguruan këto rritje, të cilat janë të vogla, jo të mjaftueshme, por mjaftojnë që njeriu të ndihet paksa krenar sot.
Kemi siguruar edhe ato 5 miliardë për të paguar shumat aktuale të pensioneve. Për më tepër, nuk dua që të harroni edhe një gjë tjetër që promovuam me ministrin e Shëndetësisë, që është se pas një dekade kemi futur 9 barna të reja gjenerike në listën pozitive, një listë në të cilën nuk do të paguani participim dhe ato do të jenë pa pagesë. Me këtë kursehen miliona, miliona para nga qytetarët, theksoi Mickoski.
Kryeministri tha se vazhdon përditësimi i kësaj liste dhe po vazhdohet më tej të bëhen kursime për qytetarët. Qytetarët që i përdorin ato barna do të kenë shpenzime më të ulëta, kursime më të mëdha dhe do të mund të marrin barna të cilësisë më të lartë.
Më tej, dua të them gjithashtu se ia dolëm me masat që vendosëm, për herë të parë pas dy vitesh, të ulim inflacionin në nivelin 2.2%, më i ulëti në gusht në rajon dhe më i ulëti në Evropë. Na sulmonin, se kinse pagat nuk u rritën. E patë, Enti Shtetëror i Statistikave në korrik doli me të dhëna se jo vetëm që pagat po rriten, por se po rriten në krahasim me vitet e kaluara, por atëherë çmimet dhe inflacioni ishin 25%, tani është vetëm 2.2%. Dhe kjo nuk mjafton, do të jetë edhe më e ulët me masat e reja, më pak shpenzime, më shumë për ju, theksoi kryeministri.
Ai tha se gjithçka që kanë bërë në periudhën e kaluar, qëllimi ka qenë vetëm të bëjnë diçka më shumë për qytetarët. Ai theksoi për qytetarët sepse ata e dhanë besimin e tyre me 8 maj, që për gati 5 muaj të paktën të realizohej dhe ajo që u premtua u zbatua.
Për këto 100 ditë dikush do të më parashtrojë pyetjen: A jeni të kënaqur? Gjithmonë mundet edhe më shumë. Por, jam i kënaqur. Jam i kënaqur sepse e lamë zemrën në fushë, sepse luftuam me guxim, sepse punuam me ndershmëri, përkushtim dhe mund dhe sepse në 100 ditët e para realizuam numër të madh të premtimeve, në muajt dhe vitet në vijim kemi shumë surpriza pozitive, edhe shumë realizime të tilla, shumë më tepër fytyra të qeshura sepse këtu do të mbaroj ashtu siç e nisa, buzëqeshja juaj është frymëzimi ynë. Buzëqeshja juaj është shpërblimi ynë për gjithçka që kemi bërë deri më tani, dhe ju siguroj dhe ju jap fjalën se do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë për ju sepse ju e meritoni. Qofshi gjallë dhe me shëndet, Zoti e bekoftë Maqedoninë dhe shihemi për gjëra të bukura, përfundoi kryeministri.