Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për ndarjen e pagës minimale për të zgjedhurit, të emëruar në sektorin publik gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Dispozitat e këtij Dekreti janë për personat e zgjedhur dhe të emëruar në sektorin publik, edhe atë deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, zyrtarët të cilët i emëron Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe personat që i zgjedh dhe i emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe personat ecaktuar dhe të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetarët e komunave dhe personat të clët e realizojnë të drejtën e pagës pas përfundimit të funksionit, në harmonizim me Ligjin për pagë dhe të tjera kompensime të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, persona të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët realizojnë të drejtën e pagës në përputhje me Vendimin për përcaktimin e koeficientit për përllogaritje të pagës së zyrtarëve të cilët i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga dispozitat e këtij Dekreti janë përfshirë edhe kryetarët dhe anëtarët, gjegjësisht personat të cilët udhëheqin me trupin rregullator, personat të cilët udhëheqin me institucionet të cilat kryejnë veprimtari nga sfera e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijës, sportit, dhe në institucionet të cilët kryejnë punë me interes publik të përcaktuar me ligj, ndërsa janë organizuar si agjenci, fonde, persona juridikë të cilëve iu është besuar kryerja e autorizimit publik, institucione publike, ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga Qyteti i Shkupit dhe nga komunat në Qytetin e Shkupit dhe shoqatat aksionare në pronësi të plotë të shtetit.
Dispozitat nga ky dekret me fuqi ligji kanë të bëjnë edhe me sekretarët e emëruar shtetërorë, sekretarët e përgjithshëm, sekretari i Qytetit të Shkupit dhe sekretarët e komunave, të cilët realizojnë të drejtën e pagës sipas Ligjit për administratorët shtetërorë.
Kanë të bëjnë edhe për gjykatësit e zgjedhur të cilët realizojnë të drejtën e pagës sipas Ligjit për pagat e gjykatësve dhe të prokurorëve të zgjedhur publik të cilët realizojnë të drejtën e pagës sipas Ligjit për pagat e prokurorëve publik.
Sipas këtij Dekreti, personave të zgjedhur dhe të emëruar të përcaktuar në nenin 2, për muajt prill dhe maj 2020 iu paguhet pagë minimale të përcaktuar në dhjetor të vitit 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vlerë prej 14.500 denarë.
Kursimi në bazë të këtij Dekreti në të cilin janë përfshirë 1165 funksionarë dhe 895 drejtorë në vijën e dytë të shfrytëzuesve të Buxhetit dhe të institucioneve të cilat financohen përmes bllok-dotacioneve është rreth 240 milionë denarë për dy muaj.
Qëllimi i Dekretit të miratuar për përcaktimin e lartësisë së pagës të personave të zgjedhur dhe të emëruar në sektorin publik në pagë minimale prej 14.500 denarë është që të sigurohen mjete për zbatimin e masave ekonomike të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për menaxhim me