Në pyetjet aktuale për masat sociale që i solli Qeveria e RMV-së, në kuadër të serisë së video sesioneve informuese “KOVID-19, pyetje dhe përgjigje” , dje u përgjigjën zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar dhe zëvendësministrja plotësuese, Sanella Shkrijelj
“Këtë fundjavë vlen ndalesa 61-orëshe për lëvizje, por personat me pengesa, të shtunën dhe të dielën, prej orës 11:00 deri në orën 13:00 mund të jenë jashtë, me shoqërues ndërsa gjatë ditëve të punës prej orës 19:00 deri në orën 20:00. Qeveria iu përgjigj kërkesave të personave me pengesa sepse për ta lëvizja është aktivitet terapeutik” , tha Shkrijelj, duke sqaruar se ata nuk duhet të pajisen me leje për lëvizje, por me vete duhet ta kenë rezultatin apo vendimi i cili e dëshmon gjendjen e tyre.