1.579 thirrje për një javë në kontakt qendrën për masat ekonomike – Më së shpeshti parashtrohen pyetje për mbështetje financiare të kompanive, papunësisë, kredive dhe lejeve për lëvizje gjatë orës policore

Në numrin telefonik 02 / 324-8040, i cila që nga e hëna e kaluar funksionon si qendër për kontakt (telefonik) në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i cili ka për qëllim mbështetje të biznesit dhe qytetarët në lidhje me masat ekonomike të Qeverisë, për tu përballur me krizën e shkaktuar nga virusi korona COVID-19, në periudhën njëjavëshe, gjegjësisht që nga data 6 prill deri më 11 Prill, ku gjithsej janë regjistruar 1.579 thirrje. Kontakt qendra sigurohet nga MASIT si donacion nga kompania Asseko SEE Maqedoni.

Ekziston interes i madh për shfrytëzimin e masave ekonomike të Qeverisë të kompanive dhe qytetarëve, ku pyetje më shpesh të parashtruara (96%), nga numri i përgjithshëm i pyetjeve janë këto:

-mundësia për shfrytëzimin e mbështetjes financiare për pagesën e pagës minimale për punonjësit;

- mundësi për qytetarët në rast të papunësisë dhe largimit nga puna;

- marrja e kredisë përmes Bankës për Zhvillimi të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

-procedura për dhënien e lejeve për lëvizjen e punonjësve gjatë orës policore.

Në pyetjet që parashtrohen në kontakt qendrën, përgjigjen ekspertë, ndërsa përgjigjet mund të merren në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Koll qendra është e hapur nga ora 8:00 deri në orën 17:00 nga e hëna deri të premten, ndërsa të shtunën nga ora 9:00 deri në oën 14:00. Me qëllim që tu përgjigjet sa më shumë thirrjeve, kontakt qendra prej sot punon me kapacitet të rritur.

Me qëllim informim i detajuar dhe në kohë i kompanive dhe qytetarëve për masat ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në përputhje me interesin për masat individuale, është përgatitur edhe dokument, i cili përmban përgjigje të 25 pyetjeve më shpesh të parashtruara në periudhën e kaluar.

Për qasje në dokumentin me përgjigje të pyetjeve të parashtruara më shpesh, klikoni në këtë link.