Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 40-të e shqyrtoi dhe miratoi propozimin për vazhdimin e ndalesës dhe regjimit të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë festës së ardhshme krishtere të Pashkëve, gjegjësisht ndalesa e lëvizjes do të filloj më 17 prill 2020 (e premte) prej orës 16:00 dhe do të zgjasë deri më 21 prill 2020 (e martë) deri në orën 05:00.
Në përputhje me këtë ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes. Qeveria e angazhoi Ministrin e Punëve të Brendshme që t’i intensifikojë kontrollet rreth objekteve fetare gjatë kohës së festës së ardhshme.
Në mënyrë plotësuese, me vendim të Qeverisë është miratuar propozimi i Shtabit kryesor koordinues të krizës nga mbledhja që u mbajt sot, nga dita e enjte 16 prill prej orës 16:00 deri të martën 21 prill në orën 05:00, të ndalohet lëvizja dhe tubimi, gjegjësisht të mbyllen të gjitha parqet, vende për piknik, vende për rekreacion në parqet nacionale dhe pyjet, si dhe vendbanimet e fundjavës gjatë periudhës së ndalesës dhe regjimit të posaçëm të lëvizjes për festën e ardhshme, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme t’i intensifikojë kontrollet në këto vende.
Për personat të moshës mbi 67 vjeçare mbetet aktiv ndalimi i lëvizjes gjatë ditëve të punës, prej të hënës e deri të premten, përveç në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00. Të hënën, 20 prill për gjithë këta dhe qytetarë të tjerë ka ndalesë të tërësishme.
Për të gjithë personat deri në moshën 18 vjeçare mbetet aktiv ndalimi i lëvizjes gjatë ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00. Të hënën, 20 prill, për gjithë këta dhe qytetarë të tjerë ka ndalesë të tërësishme.
Në këtë mbledhje, Qeveria konstatoi se periudha e krizës në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë ka përfunduar dhe se kjo situatë ka dhënë rezultatet e pritura në aspektin e shëndetit.
Me përfundimin e ekzistencës së situatës së krizës në këto zona, Qeveria përfundoi të vazhdojnë të zbatohen dispozitat ekzistuese të vendimeve, konkluzioneve, masave dhe rekomandimeve të miratuara të Qeverisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut..
Në mbledhjen e sotme Qeverisë është miratuar Dekret me fuqi ligjore për huamarrjen të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për mbështetje financiare nga Instrumenti për financim të shpejtë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Mbështetjen financiare nga Fondi Ndërkombëtare Monetar prej rreth 176,7 milion euro me anë të këtij instrumenti, Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i shfrytëzojë për nevojat e buxhetit për financimin e masave për stabilizim shëndetësor dhe makroekonomik dhe përmbushjen e nevojave të bilancit të pagesave të cilat dalin nga paraqitja e KOVID -19.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e shfrytëzimit të mbështetjes makro-financiare nga Bashkimi Evropiane për shtet jo anëtare të BE-së dhe e miratoi propozim tekstin e Letrës për kërkesë formale për shfrytëzimin e mbështetjes makro financiare nga Bashkimi Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në lidhje me këtë pikë, Qeveria e angazhoi Ministrinë e Financave që më së voni deri më 15 prill 2020 ta dërgojë deri te Komisioni Evropian Letrën për një kërkesë zyrtare për përdorimin e ndihmës makro-financiare nga Bashkimi Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Dekreti me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit për përcaktimin e lartësisë së pagës së personave, të zgjedhur, të emëruar dhe të caktuar në sektorin publikë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, dispozitat e të cilit kanë të bëjnë edhe me ambasadorët e jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm, si dhe konsujve të përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët realizojnë të drejtën e pagës në bazë të Ligjit për punë të jashtme. Ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm, si dhe i konsujve të përgjithshëm sipas Dekretit me fuqi ligjore për muajt prill dhe maj të vitit 2020 do t’u paguhet pagë më e ulët për 20 për qind nga paga e paguar muajin e kaluar.
Gjithashtu, Qeveria miratoi edhe Dekretin për plotësimin e Dekretit për aplikimin e Ligji për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, sipas së cilit, qytetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili hynë në vendkalimet kufitare të shtetin tonë pas 13 prillit të vitit 2020, a ka qëndruar në vendet me rrezik të lartë të virusit korona, COVID-19, në përputhje me listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u përcaktohet masë për izolim të rreptë (karantinë) me kohë zgjatje më së paku 21 ditë nga dita e arritjes në Maqedoninë e Veriut.
Në mbledhjen e sotme, u miratua edhe Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zbatimin e karantinës së obligueshme shtetërore për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të kthyer nga jashtë vendit me fluturime humanitare, sipas së cilës ky Vendim vlen edhe për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të kthyer nga jashtë vendit edhe me karavane me rrugë tokësore.
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë Qeveria sot miratoi edhe Dekretin për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën rregullohet ndërprerja e punësimit me fuqi ligjore, me ndalimin e Marrëveshjes për punësim ose Marrëveshjes për vazhdimin e punësimit të punonjësit shëndetësor. gjegjësisht bashkëpunëtorit shëndetësor, për shkak të moshës, prolongohet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, në rast të fitimit të së drejtës së pensionimit në bazë të moshës, për mashkull kur do t’i plotësojë 64 vjet, gjegjësisht 62 vjet për femra në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme ose kur do të mbush 64 vjet, gjegjësisht me deklaratë me shkrim deri te punëdhënësi ka kërkuar t’i vazhdohet marrëveshja për punësim më së shumti deri në moshën 67 vjeçare në bazë të Ligjit për marrëdhënie pune.
Në përputhje me këtë Dekret, procedurat e filluara për ndërprerjen e marrëveshjes për punësim ose marrëveshjes për vazhdimin e punësimit të punonjësit shëndetësor, gjegjësisht bashkëpunëtorit shëndetësor, për shkak të moshës, prolongohet gjatë kohës së zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.