JANË KOMFIRMUAR 54 RASTE TË REJA ME KOVID 19 – GJITHËSEJ NË VENDË JANË DIAGNOSTIFIKUAR 908 PACIENTË, 6 PACIENT KANË NDËRRUAR JETË – JANË REGJISTRUAR 42 TË RIKUPERUAR (SHËRUAR)

Ministria e Shëndetësisë informon se 4 pacientë mbi moshën 60 vjeçare ndërruan jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile në Shkup, nga të cilët dy pacientë nga Labunishta, një pacientë nga Prilepi dhe një pacientë nga Kumanova.

Dy pacientë ndërruan jetë në Spitalin “8 Shtatori”, një pacientë nga Velesi (67 vjeç) dhe një pacientë nga Kumanova (59 vjeç).

Me dy teste negative dhe në gjendje të mirë të përgjithshme, 10 pacientë të shëruar janë larguar nga Klinika e sëmundjeve infektive, dhe gjithashtu janë regjistruar edhe 32 pacientë të rikuperuar (shëruar) (12 nga Dibra dhe 20 nga Shkupi) të cilët po mjekoheshin në kushte shtëpiake.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 54 raste të reja me Kovid-19. Sipas qyteteve: Shkup-13, Kumanovë -25, Shtip-1, Prilep -10, Tetovë-1, Veles-2, Gostivar-1, Kërçovë-1, Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë është 908 persona.

Sipas vendbanimit, deri më tani ata janë regjistruar në:

Shkup – 329

Kumanovë – 236

Dibër – 49

Shtip-28

Prilep -85

Tetovë – 38

Strugë – 43

Veles – 34

Manastir –9

Ohër –4

Kavadar – 3

Gostivar -9

Gjevgjeli – 4

Strumicë – 2

Kriva Palankë-3

Radovish – 4

Krushevë – 3

Koçanë – 22

Probishtip – 2

Kërçovë – 1

Në 24 orët e kaluara janë realizuar 710 teste. Nëpërmjet ISHP – 530, përmes fakultetit të Veterinarisë -18, Avicena – 20, Biotek – 24 dhe Filip i Dytë (Zhan Mitrev) – 118, kurse gjithashtu me metodën e testimit pcr u bashkua edhe Sistina, nga ku 2 teste pozitive janë përfshirë në numrin e sotëm. Deri më tani, në vend për Kovid -19 janë kryer gjithsej 9.262 testime.