Filipçe: Pajisje mbrojtëse për fytyrë mund të jetë maskë për një përdorim ose për më tepër përdorime, facoletë, shall dhe të ngjashme, që mbulojnë hundën dhe gojën

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e rregullt për shtyp njoftoi se janë regjistruar 24 pacientë të shëruar, të cilët janë mjekuar në kushte shtëpie dhe me dy teste kontrolluese negative të njëjtët janë regjistruar në Dibër, Strumicë, Kumanovë, Shtip, Prilep, Shkup, Koçan dhe në Tetovë. 

 

 

“Fatkeqësisht ka një pacient të vdekur i cili ishte në moshën 70 vjeçare nga Labunishti, i cili është mjekuar në spitalin “8 Shtatori”, i cili që nga dita e parë ka qenë në gjendje të rëndë në aparat respirator, ndërsa është mjekuar nga data 8 prill. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 207 testime dhe janë regjistruar shtatë raste të reja të konfirmuara, sipas qyteteve: Në Kumanovë -2, Tetovë -3, Koçan -2. Me këtë numri i përgjithshëm në vend të rasteve të konfirmuara me COVID-19 pacientë pozitiv nga fillimi, është gjithsej 1.231, gjegjësisht 952 raste aktive. Kemi kryer një korrigjim të numrit të përgjithshëm, për shkak të një kontrolli të regjistruar në mënyrë të dyfishtë dhe e njëjta korrigjohet sot me këto numra ", theksoi ministri Filipce.

Ai informoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar katër pacientë të rinj, për momentin janë hospitalizuar 60 persona, katër janë në ventilim mekanik dhe njoftoi se ka mjaftueshëm pozicione të lira, respiratorë të lirë në Klinikë. 

Në SPQ “8 Shtatori”, theksoi ministri Filipçe, janë pranuar 11 pacientë të rinj, shtatë janë me pasqyrë më të rëndë klinike, gjithsej, ndërsa pesë janë në aparat respirator. Gjendja e pacientëve tjerë, të cilët mjekohen në institucionet tjera spitalore është stabile.

Për gjendjen në Dibër, ministri Filipçe tha se kanë arritur testet e të gjithë pacientët prej të cilët priteshin mostrat e dyta, të gjitha kanë rezultuar negative dhe tani në Dibër ka vetëm dy pacientë, domethënë ato 15 mostra që priteshin, si test i dytë negativ, rezultuan të gjitha negative.

“Lidhur me aktivitetet në Qendrën për Shëndet Publik në Veles, atje është kryer anketë kompetente dhe është përcaktuar vetizolim. Është kryer rotacion i stafit dhe të gjitha repartet funksionojnë normalisht, përfshirë edhe punktin për marrjen e mostrave. Sot në Qendrën qëndrojnë edhe epidemiologë nga QSHP nga Shkupi, pas së cilës do të zbatohet mbikëqyrje inspektuese që duhet të tregojë nëse janë respektuar protokollet për punë dhe nëse ka parregullsi në punë”, sqaroi ministri Filipçe. 
Gjithashtu, ai sqaroi se gjatë fundjavës është kryer inspektimi në shitoren në Veles, për të cilën kishte pyetje gjatë fundjavës. Pesëmbëdhjetë punonjës, në përputhje me konkluzionet e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor  morën zgjidhje për vetizolim dhe siç nënvizoi Filipçe, nëse kjo kompani mund të organizojë punën me numrin e mbetur të punonjësve, shitorja do të funksionojë dhe ka përfunduar procedura e dezinfektimit dhe pastrimit.

“Në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve situata është stabile. Nuk ka raste të reja pozitive në staf, pozitiv janë laboranti, infermierja dhe mjekja nga reparti për imunologji. Kontakt i supozuar është nënë e fëmijës, që është dashur të pranohet për terapi në hemato-onkologji, sipas anketës së epidemiologëve. Sipas protokollit, nëna është testuar dhe është asimptomatike. Është kryer inspektim i tërë klinikës, është kryer pastrim, janë përshkallëzuar sipas rrezikut dhe kontaktet, puna është organizuar në ekipe, kështu që e gjithë Klinika funksionon normalisht. Pacientët e dyshimtë, në përputhje me marrëveshjen tonë para disa muajsh. Dërgohen në klinikën në Kozle, por në rast se duhet të hyjnë në Klinikë ka hyrje të veçantë dhe normalisht qasje e përshtatshme”, theksoi ministri Filipçe.

Ai tha se është kryer inspektimi i Institutit për Mjekësi Ligjore, i personave të cilët u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre, nëna dhe i biri nga Velesi. Sipas të gjitha analizave, gjendja e trupave, kushtet ambientale, të gjitha informacionet e marrura nga mjekët nga Instituti për Mjekësi Ligjore, është konstatuar se vdekja ka ndodhur para tre deri në pesë javë prej momentit që janë gjetur, që është praktikisht gjatë muajit mars, dhe jo gjatë janarit, siç parimisht ishte përmendur. Sipas kësaj, informoi ministri Filipçe, nuk ekziston interes i veçantë që të kryhen inspektime shtesë, duke pasur parasysh gjendjen me virusin COVID-19, por vazhdon puna në raport me arsyen e vdekjes. 

Sipas ministrit Filipçes edhe në Burgun e Shutkës janë kryer të gjitha analizat. Janë marrë rreth 50 teste dhe të gjitha janë negative. Ai njoftoi se edhe në Spitalin e Specializuar për Gjeriatri dhe Mjekësi Paliative “13 Nëntori” në Gjorçe Petrov gjithashtu të gjitha testet janë negative, të tre kujdestarëve që qëndronin aty dhe 13 punonjësve. Është riorganizuar puna dhe institucioni funksionon normalisht. 

Ministri Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se laboratori në ASHAM fillon me punë prej sot, me kapacitet prej 100 testeve. Ky do të jetë i dedikuar për të gjitha analizat të cilat me transport kompetent gjatë mëngjesit deri në orën 14:00 do të arrijnë deri te të gjitha spitalet në shtet, ku pranohen në përzgjedhje pacientët dhe do të fillojë procesi i përpunimit, fillimisht në izolim të virusit, pastaj identifikim dhe deri në orën 22:00 do të dihen të gjitha rezultatet të cilat do të arrijnë atë ditë. Me aktivizimin e këtij laboratori, koha e pritjes do të jetë jo më shumë se një ditë.

“Në përputhje me analizat më të reja dhe projeksionet në vendin tonë, në mënyrë të suksesshme amortizohet parandalimi i përhapjes së epidemisë. Kemi rritje lineare të numrit të pacientëve. Sistemi shëndetësor po ballafaqohet me sukses në trajtimin e të infektuarve, kapacitetet spitalore nuk janë aspak të mbingarkuara. Kjo strategji e jona parësore, funksionon mirë dhe jep rezultate në menaxhimin e deritanishëm. Të gjitha masat dhe rekomandimet i sollëm në bazë të rekomandimeve nga ekspertët, anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive. Kjo u tregua si qasje e vetme e duhur, gjegjësisht shkencën dhe logjikën mjekësore i shfrytëzuam si argument, se pse miratohen të gjitha masat e miratuara. Të gjitha vendimet, të cilat me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive i miratoi Qeveria, të gjitha ndalesat, masat restriktive, dhanë rezultate të mira. Dhe me të vërtetë dua të shpreh falënderim të madh deri te qytetarët të cilët i respektuan këto masa. E kuptuan rëndësinë e të njëjtave dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të arrihen rezultate. Rekomandimet e ekspertëve dhe Komisionet janë se masat duhet të mbesin në fuqi deri sa nuk jemi plotësisht të sigurt se gjendja është nën kontroll dhe e kemi kaluar pikun e sëmundjes”, potencoi ministri Filipçe.

Sipas Filipçes, analizat dhe projeksionet më të reja tregojnë se janë krijuar kushte për relaksim  të butë të restrikcioneve në lëvizje, por duke rritur masat për mbrojtje personale. Sipas këtyre analizave, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive kanë dorëzuar në Qeveri, Propozim-ndryshime në masat për kufizim në lëvizje dhe sjelljen e masave të reja për mbrojtje personale të popullsisë. Ky kombinim i masave të lejojë njerëzit të lëvizin, duke rritur nevojën për pajisje për mbrojtje personale të secilit qytetar, gjatë lëvizjes. 

Në përputhje me këtë, ministri Filipçe informoi se propozimi është që të bëhen këto ndryshime:

“Ora policore të fillojë çdo ditë punë në orën 19:00, në vend se në orën 16:00, siç ishte deri më tani. Me këtë do të fitohen orë shtesë që qytetarët ti kryejnë obligimet e tyre, të furnizohen me ushqim nga shitoret dhe marketet. 
-Për qytetarët e moshuar të vazhdojë koha e lëvizjes, prej në 08:00 deri në orën 12:00, në vend se prej në 10:00 deri në 12:00.
-Vazhdimi i periudhës kur lëvizin të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare, në periudhën prej në ora 13:00 deri në orën 16:00.
-Ora policore gjatë fundjavës të mbetet me kohë të shkurtuar dhe tani të fillojë të shtunën në orën 13:00 dhe të përfundojë të hënën në orën 05:00 në mëngjes.

Mbetet ndalimi për grupim të qytetarëve dhe të gjitha masat tjera të cilat janë në raport me distancën fizike, shfrytëzimi i ambienteve publike dhe parqeve. 

Paralelisht me këtë relaksim të masave sjellim masa të reja shtesë për mbrojtje dhe siç njoftuam, qytetarët do të duhet të mbajnë pajisje mbrojtëse në fytyrë gjatë lëvizjes në objekte të mbyllura dhe në të hapura në situatë kur nuk do të ketë mundësi të mbahet distanca e rekomanduar fizike prej dy metra. Pajisje mbrojtëse duhet të mbahet gjatë lëvizjes në të gjitha vendet publike të tipit të mbyllur, siç janë marketet, shitore, bankat, postat, dhomat e pritjes, institucionet shëndetësore. Të gjitha objektet e mbyllura në të cilat ka më shumë persona”, informoi ministri Filipçe në konferencën e rregullt për shtyp.

Në raport me ambientet e hapura, sipas tij, pajisje mbrojtëse duhet të mbahet në vende ku nuk ka hapësirë për distancë prej dy metra.

Përjashtim për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse në të hapur bëhet vetëm në rast se personi mban pajisje mbrojtëse për punë, e cila është përcaktuar si në fabrika, prodhimtari, nëse personi qëndron në oborr në shtëpi familjare, vozit biçikletë apo kryen sport në ambient të hapur por mban distancën e duhur prej dy metrash dhe nuk e bënë atë në grup sipas restrikcioneve ekzistuese, gjatë vozitjes së veturën për persona me të cilët personi jeton në bashkësi ose gjatë lëvizjes në vende publike dhe ambiente të tipit të hapur dhe plotësisht e mban distancën minimale prej së paku dy metra nga personi tjetër i cili është në afërsi.
“Është shumë e rëndësishme qytetarët ta kuptojnë se duhet të respektohet distanca fizike prej dy metra, është e obligueshme edhe në ambient të hapur. Në situatë kur ka numër më të madh të personave prej të cilëve nuk mund të largohemi, atëherë shfrytëzohet ajo pajisje mbrojtëse. Kompanitë në të gjitha objektet e tyre, filiale, ekspozitura, do të obligohen të sigurojnë mbajtjen e pajisjes mbrojtëse për fytyrë të gjithë punonjësve të tyre, por edhe të ndalojnë hyrje për vizitorët nëse të njëjtët nuk kanë pajisje mbrojtëse për fytyrë”, tha Filipçe.

Ai shtoi se në raport me pajisjen mbrojtëse dhe çka përfaqëson ajo, është me rëndësi të dihet se nënkupton çfarëdo lloj forme që do ta mbulojë pjesën e hundës dhe gojës, si maskë për një përdorim ose për më tepër përdorime, facoletë, shall dhe të ngjashme që mund ta mbulojë gojën dhe hundën.