Testi për virusin korona i Kryeministrit Spasovski është negativ

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka rezultat  negativ në testin për virusin korona.

Konform rekomandimeve të epidemiologëve, Spasovski edhe më tej do të mbetet në izolim në kushte shtëpiake dhe me disiplinë do tu përmbahet rekomandimeve dhe këshillave të mjekëve.

 

Në ditët e vetizolimit, Kryeministri Spasovski prej në shtëpi përmes mjeteve digjitaledo ti kryejë të gjitha aktivitetet lidhur me udhëheqjen e Qeverisë në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme.

Kryeministri Spasovski apelon që të respektohen masat për distancë fizike, për mbajtjen e maskave mbrojtëse dhe shmangien e grupimeve.

Në apelin e tij, Kryetari i Qeverisë rekomandon se secili mund të kontribuojë për shëndetin publik që shpejtë të mund ta kthejmë jetën në atë që është normale e re, si dhe u falënderua për mbështetjen.