Qeveria demanton se sot është mbajtur mbledhje e Qeverisë dhe se ka pasur "debat të nxehtë" për masat për festën e një majit, keqinformimet janë kërcënim i drejtpërdrejtë për shëndetin publik

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i demanton keqinformimet e publikuara në disa portale lidhur me mosmarrëveshjen e supozuar  rreth ndalimeve në lëvizje gjatë kohës së festës së një majit. E informojmë opinionin se Qeveria sot nuk mbajti  mbledhje, as që është caktuar sot mbledhje e tillë, as që ka pasur “debat të nxehtë”, as që ekziston ndonjë plan të tillë  për përforcimin e mëtejshëm të masave.

Në mënyrë shtesë i njoftojmë qytetarët se Qeveria do të vazhdojë me konceptin e masave që u miratuan para disa ditësh, të cila janë bazë të restrikcioneve më të vogla për lëvizje, por edhe me mbajtjen e obligueshme të maskës, mbajtja e distancës dhe mos formimi i grupeve.

Qeveria gjatë miratimit  të masave udhëhiqet nga rekomandimet e epidemiologëve dhe me qëllim ekskluziv të mbrojtjes së popullatës. Vendimet për kufizim në lëvizje për fundjavën e ardhshme do të miratohen në mbledhjen e parë të ardhshme, pasi e njëjta do të caktohet.

Qeveria kërkon nga të gjitha portalet dhe mediet që kanë publikuar këtë keqinformim, t’i tërheqin lajmet e rrejshme dhe ta publikojnë këtë demant.