Në mbledhjen e 34-të të Shtabit kryesor koordinues i cili u realizua nëpërmjet platformës onllajn, u ndanë informacionet e fundit nga ministritë me resorë që referuan për masat aktuale të cilat Qeveria i zbaton në drejtim të mbrojtjes dhe parandalimit të përhapjes së virusit korona.
Mbledhjen e udhëhoqi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ndërsa në të njëjtin morën pjesë ministrat me resorë si dhe përfaqësues i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtorisë Doganore dhe përfaqësuesi i BNJVL-së. Në mbledhje u diskutuan informacione dhe propozime lidhur me ndodhitë aktuale për parandalim dhe mbrojtje nga virusi korona dhe aktivitetet në rrjedhë lidhur me shuarjen e pandemisë.