Në mbledhjen e 47-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim për kufizim në lëvizjen e qytetarëve në territorin e tërë shtetit gjatë festave të majit.
Më 1,2 dhe 3 maj, gjegjësisht të premten, të shtunën dhe të dielën, do të lejohet lëvizja e qytetarëve prej në ora 05:00 i mëngjesit, deri në orën 14:00. Ndalimi në lëvizje në tërë vendin do të fillojë në ora 14:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit ditën e ardhshme.
Personat e moshës mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën, do ta kenë të lejuar lëvizjen prej në ora 05:00 në mëngjes, deri në orën 11:00.
Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare, të premten, të shtunën dhe të dielën do të mund të dalin prej në ora 12:00 deri në orën 14:00.
Mbeten në fuqi të gjitha masat tjera për mbrojtje nga COVID-19, të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.