Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 95 pacientë të shëruar në: Shkup – 32, Kumanovë – 38, Prilep -16, Tetovë -2, Veles – 7.
Në SPQ “8 Shtatori” ka vdekur një pacient nga Kumanova në moshën 94 vjeçare, i hospitalizuar më 28 prill, ndërsa sot institut regjistroi edhe paciente nga Struga në moshën 69 vjeçare e cila ka vdekur më 29 maj rrugës për në spitalin në Ohër. Nga ana e QSHP Ohër është marrë mostër post-mortum, i cili ka treguar prezencë të virusit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 249 testime, janë konfirmuar 5 raste të reja të COVID -19 edhe atë në; Shkup – 2, Kumanovë -1, Prilep – 1 dhe Tetovë -1.
Në raport me pacientët e shëruar prej dje është bërë edhe korrigjim, 2 persona të cilët janë larguar nga Klinika Infektive në Shkup nga Prilepi dhe Struga, janë ende pozitiv me virusin por janë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
Në raport me këtë, numri i përgjithshëm me COVID-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 1511, numri i pacientëve është 945, të personave të vdekur 84, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 482.
Gjendja e fundit sipas qyteteve është:
Shkup 511
Kumanovë 401
Dibër 51
Shtip 34
Prilep 158
Tetovë 86
Strugë 67
Veles 77
Manastir 19
Ohër 15
Kavadar 5
Gostivar 17
Gjevgjeli 4
Strumicë 2
Кriva Pallankë 5
Radovish 4
Krushevë 3
Koçan 31
Probishtip 2
Kërçovë 2
Negotinë 9 (*7 persona të infektuar nga Negotina janë banorë të Demir Kapisë)
Demir Hisar 1
Makedonski Brod 2
Pehçevë 2
Dellçevë 1
Vallandovë 1
Vinicë 2
Janë kryer 249 teste nëpërmjet; ISHP – 224, Fakultetit të Veterinarisë – 0, Avicena – 0, Biotek – 11, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) – 5, Sistina me PCR metodën -6 dhe ASHAM -3.
Deri tani në vend janë bërë gjithsej 17246 testime të COVID -19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë pranuar 2 pacient të rinj, ndërsa janë hospitalizuar gjithsej 39. Në mbështetje oksigjeni janë 21 pacientë, ndërsa në ventilim mekanik 1 pacient.
Në SPQ “8Shtatori” janë pranuar 3 pacient të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 23 pacientë. Në aparat respirator janë 4 pacientë, ndërsa 5 janë me pasqyrë më të rëndë klinike.
Në spitalin në Manastir mjekohen 4 pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen 3. Në spitalin në Shtip janë pranuar 2 pacientë të rinj, janë hospitalizuar gjithsej 4, ndërsa 4 ndiqen në mjekim shtëpiak. Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Gostivar dhe Tetovë janë hospitalizuar 44 pozitiv dhe të dyshimtë për COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot nuk do të mbajë konferencë për shtyp, megjithatë Shërbimi për Marrëdhënie me Publikun do t’u përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga ana e medieve.